Hoteli më i pazakontë në botë – i tëri nga akulli

Nëse jeni ardhurues i dimrit, atëherë patjetër duhet ta vizitoni Hotelin prej Akulli në Jukkasjärvi, të Suedisë.

Kjo godinë e ftohtë është ndërtuar me 1000 tonelata akull të mbledhur nga Lumi Torne dhe 30.000 tonelata përzierje të borës dhe akullit që janë përdorur për të “ngjitur”  strukturat e saj.

hotel akulli13

Çdo vit rreth 100 njerëz i rindërtojnë pjesët e hotelit të shkrira gjatë muajve të verës. Përafërsisht gjysma e tyre janë artistë nga e gjithë bota, të cilët i sjellin në jetë vizioniet e tyre dizajnuese.

Hoteli është i hapur nga dhjetori në mes të prillit, kur gjithçka fillon të shkrihet në fshatin Jukkasjärvi, i cili gjindet rreth 200 km në veri të Rrethit Arktik, e që ka  1100 banorë dhe pothuajse po aq qen.

hotel akulli6

Në vitin e tij të 25-të të funksionimit,  hoteli ka 60 dhoma në dispozicion për ata që duan aventurat  në temperaturat e ngrirjes së thellë. /NGJYRA.COM/

hotel akulli4 hotel akulli3 hotel akulli2 hotel akulli9 hotel akulli12 hotel akulli14 hotel akulli10 hotel akulli11 hotel akulli8 hotel akulli7 hotel akulli1

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply