I pastrehë, por me 1,58 miliardë dollarë

Investitori gjerman, Nicolas Berggruen, para 13 vjetësh ka shitur të gjithë pasurinë e tij të paluajtshme dhe tani jeton në hotele. Nuk mbaj me vete gjëra materiale. Kam goxha pak gjëra, disa letra, dy apo tre libra dhe disa këmisha, xhaketa dhe pulovra, thotë ai.

Nicolas Berggruen, investitor, me prejardhje gjermano-amerikane, pasuria e të cilit vlerësohet 1,58 miliardë dollarë (Forbes 2015), jeton në hotele me pesë yje, pasi që e ka shitur të gjithë pasurinë e vet të paluajtshme para 13 vjetësh.

Berggruen, i cili është në vendin 1250 të listës së Forbsit të njerëzve më të pasur në botë, i njohur me nofkën “miliarderi SDF”, para 13 vjetësh ka vendosur që t’i shesë të gjitha paluajtshërmitë që i ka poseduar në New York – Manhatan dhe në Florida – Miami, duke mbetur kështu “pa kulm mbi kokë”.

Ky 54-vjeçar, beqar, nuk dëshiron të marrë me qira banesë as të blejë shtëpi, por dëshiron të jetojë në hotele me pesë yje nëpër tërë botën, në të cilat shkon me aeroplanin e vet “Galstrim IV”, duke qëndruar nëpër 14 qytete të ndryshme vetëm nga një muaj

Nicolas Berggruen3

Pasurinë përrallore e ka krijuar pothuajse nga asgjëja.

Pasuria e Berggruenit është krijuar nga huaja prej 190.000 eurove, të cilat ia ka dhënë një tregtar i pasur i veprave artistike.

Berggrueni, në vitin 1988, ka marrë pjesë në formimin e fondit Alfa Investment Menagment, para se të themelonte ndërmarrjen e vet Bergruen Holdings, e cila sot ka më shumë se 30 filiale nëpër tërë botën, dhe të cilat krijojnë të ardhura vjetore prej më shumë se katër miliardë eurosh.

Pasuria e Berggruenit është shtuar me blerjen e zinxhirit të hoteleve dhe pjesëve të kapitalit të firmave të mëdha, ndër të cilat është edhe shitorja e Karstadit dhe e gjigantit media Pris.

Investimi i fundit i madh i tij ka qenë depozitimi i 1,4 miliardë dollarëve në mënyrë që të bëhet pronar i 29 për qind të aksioneve të zinxhirit të restoranteve të ushqimit të shpejtë Burger King.

Berggrueni është dëshmuar jo vetëm si njohës i mirë i ekonomisë së tregut, por edhe si filantrop.

Nicolas Berggruen2

Ky miliarder është përfshirë në Projektin e Betimit të bamirësve, të iniciuar në gusht të vitit 2010 me iniciativën e njerëzve më të pasur të botës Bilit dhe Melinda Gatesit dhe Warren Baffetit, duke pranuar që për qëllime bamirësie të dhurojë gjysmën e pasurisë së tij.

Qëllimi i projektit është që pasanikët e rinj të nxiten që të ndihmojnë materialisht aksionet e bamirësisë dhe që sa më parë të bëhen filantropë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply