Ide per dizajnimin e kopshtit mbi çati

Hapësirat e lira mbi ndërtesën, apo eventualisht dhe shtëpinë tuaj, mund të shndërrohen në një oazë të bukur urbane.

Dizajnimi i kopshtit në këto hapësira, veçmas mbjellja e bimëve, nuk është e lehtë siç është rasti me oborrin e shtëpisë – por, me një planifikim të mirë dhe me vendosmëri, një projekt i tillë mund të përmirësojë ndjeshëm stilin tuaj të jetës.

kopshti pullaz2

Nëse jeni gati për t’i hyrë një aventure të tillë atëherë, ndoshta ndonjë nga fotografitë që po ua prezantojmë në vijim mund  t’ju shërbejë si inspirim.

Nëse tashmë e keni idenë se si do të duket struktura e kopshtit tuaj mbi pullaz, hapi i dytë është që të detajizoni mënyrën se si mund ta realizoni atë.

kopshti pullaz19

Po ashtu, mos harroni të konsultoheni me ekspertin përkatës për të parë nëse hapësira e përzgjedhur mund të mbajë presionin e dheut dhe të saksive të imporvizuara.

Ndërmerrni masat e duhura të sigurisë- vendosni rrethojat dhe strehëzat e vogla. Filloni hulumtimin për llojin e bimëve që mund t’i mbillni në kopshtin tuaj dhe bisedoni me specialistin  për mirëmbajtje e tyre.

kopshti pullaz18

Instalimi i spërkatëseve është po ashtu një ide e shkëlqyer, sidomos gjatë verës, kur në kopsht kalohet një pjesë e mirë e kohës. /NGJYRA.COM/

kopshti pullaz20 kopshti pullaz17 kopshti pullaz16 kopshti pullaz15 kopshti pullaz14 kopshti pullaz13 kopshti pullaz12 kopshti pullaz11 kopshti pullaz10 kopshti pullaz9 kopshti pullaz7 kopshti pullaz6 kopshti pullaz4 kopshti pullaz3 kopshti pullaz1

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply