Imazhe të mahnitshme nga çatitë e Dubait

Për qytetin e Dubait – respektivisht, luksin dhe ekstravagancën e tij – kemi shkruar shumëherë, megjithatë, nuk mund të mos shkruajmë dhe të prezantojmë punën e fotografit, Karim Nafatni, i cili ka realizuar një set të fotografive të mahnitshme nga çatitë e ndërtesave të këtij qyteti po ashtu të mahnitshëm.

Nafatni, ish-pilot, ndërsa tash fotograf me seli në Dubai, nuk frikësohet nga lartësitë. Ai është ngjitur në maje të rrokaqiejve më të lartë të këtij qyteti për të realizuar këto fotografi mbresëlënëse, që sjellin atmosferën plot jetë në këtë vend.

Duke u ngjitur lartë mbi zhurmën e qytetit, Nafatni ka arritur të sjellë imazhe reflektimi të kompleksitetit të arkitekturës urbane.

Në vijim ju sjellim disa imazhe të bukura që ka kapur me foto-aparatin e tij Nafatni. /NGJYRA.COM/

dubai naten 001 dubai naten 002 dubai naten 003 dubai naten 004 dubai naten 005 dubai naten 006 dubai naten 007 dubai naten 008 dubai naten 009 dubai naten 010 dubai naten 012

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply