Ishujt Faroe, perla e Oqeanit Atlantik

Nëse jeni person i cili në vend të tollovisë dhe jetës së natës në qytet – preferon jetën e qetë dhe natyrën, atëherë, Ishujt Faroe janë vendi ideal për ju që t’i kaloni pushimet vjetore.

Ky margaritar gjendet në oqeanin Atlantik, në mes të Islandës, Britanisë së Madhe dhe Norvegjisë, mirëpo i takon Danimarikës dhe ka një popullsi prej vetëm 50.000 banorësh.

Pamjet më mbresëlënëse në Ishujt Faroe janë vendbanimet e vogla që dominohen nga shtëpitë nordike, të rrethuara me fjordet, mjegullen dhe oqeanin.

Ishujt Faroe2222

Një nga liqenet më të mëdha është Sorvagsvatn, i cili gjendet në një zonë shkëmbore mu mbi oqean.

Fshati më piktoresk ndërkaq, është Gasadalur, ku jetojnë 18 banorë. Derisa, njera anë e fshatit rrethohet nga bjeshkët, ana tjetër e tij ofron pamjen drejt ujëvarës që bie në oqean.

Nëse megjithatë, kërkoni pak aventurë, atëherë në këtë vend mund të merreni me zhytje në ujë, peshkim apo surfim.

Fotografitë e bukura të Ishujve Faroe, që e shoqërojnë këtë shkrim, janë realizuar nga Conor MacNeill. /NGJYRA.COM/ 

Ishujt Faroe1111 ishujt faroe 012012 ishujt faroe 6666 ishujt faroe 444 ishujt faroe 555 ishujt faroe 888 ishujt faroe 1010 ishujt faroe 999 ishujt faroe 011011

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *