Kopshtet zoologjike më të mëdha në botë!

Kriteret për përcaktimin e kopshtit më të madh zoologjik janë të ndryshme. Varet se çka nënkuptohet me nocionin “më i madh”. Nëse shikojmë më detajisht, atëherë Red Mc Combs Wildlife i Teksasit është  më i madhi në botë. Ka një sipërfaqe prej 4.856 hektarësh dhe në të janë vetëm 20 lloje kafshësh.

Në listën të cilën po ua prezantojmë janë marrë parasysh të dy këto kritere.

8. Columbus ZOO & aquarium

columbus_zoo_8

Gjendet në shtetin federal amerikan Ohio, dhe është joprofitabil. Në të janë pesë mijë kafshë, të  ndara në 700 lloje dhe të ndara në regjione gjeografike të botës. Planifikojnë ta zgjerojnë edhe më shumë në mënyrë që në të të gjejnë vend edhe gjallesat polare edhe ato të savanës afrikane.

7. Kopshti zoologjik në Moskë

moscow zoo_7

Bën pjesë ndër kopshtet më të vjetra në Evropë. Për vizitorë është hapur që nga viti 1864. Aktualisht ka më shumë se gjashtë mijë kafshë të klasifikuara në 927 lloje dhe ka sipërfaqe prej 22 hektarësh.

6. Kopshti zoologjik në San Diego

San Diego zoo 6

Ky kopsht zoologjik me siguri bën pjesë ndër më të popullarizuarit, ndërkaq në të jetojnë katër mijë kafshë të klasifikuara në 800 lloje. Klima e ngrohtë dhe me rreze dielli e Kalifornisë u përshtatet shumë kafshëve, ndërkaq shumica e  tyre jetojnë në ambient të hapur.

5. Kopshti zoologjik në Toronto

Toronto zoo 5

Ka sipërfaqe prej 287 hektarësh dhe është më i madhi në Kanada. Në të jetojnë 16 mijë kafshë, të cilat paraqesin 491 lloje. Janë të ndara në shtatë regjione gjeografike.

4. Kopshti zoologjik në Bronks

bronx zoo 4

Është më i madh në SHBA, është hapur në vitin 1899 në Nju-Jork. Ka sipërfaqe prej 107 hektarësh, në të jetojnë më shumë se 4 mijë kafshë, të ndara në 650 lloje.

3. Kopshti zoologjik në Pekin

pekin zoo 3

Është hapur më 1906 nga dinastia Quing. Në të gjenden 14.5 mijë kafshë në më shumë se 40 lloje si nga ato tokësore ashtu edhe ato ujore. Ka një sipërfaqe prej 89 hektarësh. Ndër kafshët më atraktive të këtij kopshti pa dyshim janë edhe pandat.

2. Kopshti zoologjik në Berlin

berlin zoo2

Është më i vjetri dhe më i popullarizuari në Gjermani, është hapur në vitin 1844. Ka sipërfaqe prej 34 hektarësh. Në të jetojnë më shumë se 17 mijë kafshë të ndara në 1.500 lloje. Për nga llojet e kafshëve zë vendin e parë në botë.

1.  Henry Doorly ZOO

Henry Doorly ZOO1a

Gjendet në Nebraskë dhe në të ka rreth 17 mijë kafshë, të ndara në 962 lloje. Ka më shumë se 53 hektarë. Shtëpi e mbuluar me këneta më e madha dhe shkretëtira më e madhe e mbuluar në botë, ndërkaq  ka koleksionin më të madh të maceve në Amerikën Veriore. /NGJYRA.COM/   

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *