Kryevepra arkitektonike, koncepti Kopshtet e varura të Babilonisë

Namba Parks është një kompleks zyrash dhe qendër tregtare në Osaka të Japonisë. Kjo ndërtesë është një kryevepër arkitektonike, që përshkruhet si interpretim modern i konceptit të Kopshteve të varura të Babilonisë.

Ky kompleks i madh tregtar, në qendër të Osakës, është ndërtuar në vend të ish stadiumit të bejzbollit, ndërsa ka pamje unikate – me koshte të varura nga tarracat, që i japin një bukuri të jashtëzakonshme.

Kompleksi Namba është ndërtuar në vitin 2003, ka tetë etazhe, ndërsa konsiderohet si oazë e gjelbër midis një qyteti të betonizuar.

namba osaka 008

Zona e gjelbër është e mbuluar jo vetëm me gjelbërim të shumtë, por dhe me një mori shkëmbinjsh natyral të stilizuar, ujëvara, avull artificial dhe pellgje të vogla.

Duke shëtitur nëpër park, vizitorët gjenden para dyqaneve të shumta, që janë të radhitura deri në katin e pestë, ku gjendet dhe një amfieteatër shfaqjesh, si dhe një kënd i kopshteve të perimeve.

Kati i gjashtë dominohet nga restorantet, respektivisht kuzhinat e njohura botërore – italiane, japoneze, koreane etj.

namba osaka 013

Kulla 30 katëshe ndërkaq, është e ndërtuar si pjesë komerciale e këtij kompleksi, që fillon lidhjen me pjesën tregtare që nga kati i tetë, dhe në pullazin e kësaj kulle po ashtu ndodhet një park i gjelbër.

Në mënyrë që pamja e kësaj oaze orbane të shihet sa më mirë në këtë qytet të stërmbushur me ndërtime prej betoni, kopshtet e kësaj qendre varen deri në rrugën kryesore. /NGJYRA.COM/

namba osaka 001 namba osaka 002 namba osaka 003 namba osaka 004 namba osaka 005 namba osaka 006 namba osaka 007 namba osaka 009 namba osaka 010 namba osaka 011 namba osaka 012

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply