Lugina e mrekullueshme e gejzerëve në Rusi

Lugina e gejzerëve në gadishullin Kamchatka, e cila është zbuluar në vitin 1941, është një nga fushat më të mëdha të gejzerëve në Tokë dhe me e madhja në Euroazi. E gjithë kjo luginë është një tjetër mrekulli spektakolare e natyrës, e cila  si pjesë e vullkanit Kamchatka, është shpallur si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Në këtë luginën ka 90 gejzerë, të vendosur kryesisht në anën e majtë të rrjedhës së lumit të gjatë 6 km, Gejsernaje. Të gjithë gejzerët furnizohen nga ujërat nëntokësore që gjenden deri në 500 metra thellë, nën sipërfaqen e tokës, temperatura e të cilave arrin deri në 250 °C.

Norris Geyser Basin after Sunset

Nga 20 gejzerë të mëdhenj dhe 60 te vegjël kohë pas kohe shpërthen uji (nganjëherë avulli) në ajër ngjashëm me fontanat e vogla natyrore, temperatura e të cilit mesatarisht sillet rreth 95 °C.

Përveç fontanave natyrore, lugina është e njohur edhe për gamën e gjerë të ngjyrave ekzotike të cilën e krijon argjila vullkanike. Oksidet e hekurit këtu i japin argjilës ngjyrë të verdhë, të kuqe dhe një spektër të ngjyrës portokalli.

Lugina e gejzereve15

Për shkak të nxehtësisë vullkanike, lugina ka një florë dhe faunë të veçantë. Në burimet e nxehta të kësaj lugine ka mikro-organizma dhe alga, ndërsa pjesa tjetër shpesh tërheq edhe kafshë të mëdha siç janë arinjtë. /NGJYRA.COM/

Lugina e gejzereve13 Lugina e gejzereve14 Lugina e gejzereve8 Lugina e gejzereve5 Lugina e gejzereve4 Lugina e gejzereve10 Lugina e gejzereve9 Lugina e gejzereve2 Bacterial Mats in Geothermal Field Lugina e gejzereve1 Lugina e gejzereve12

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply