Magjia e Amazonës përmes fotografive

Magjia e natyrës e ka një emër – ajo quhet Amazonë. Ky vend i bukur dhe i frikshëm njëkohësisht fshehë bukuri të papërshkrueshme të botës bimore dhe të asaj shtazore.

Lumi Amazon është lumi i dytë më i madh në botë. Ai është i gjatë rreth 6,450 kilometra, ndërsa gjerësia e grykës së tij është mbi 323 km.

Gati një e treta e të gjitha specieve në botë ndërkaq, jetojnë në pyjet e Amazonës.

Studimet e fundit kanë treguar se në Amazonë jetojnë rreth 5,600 lloje të peshqve, por dhe gjallesa të rralla siç është delfini i madh i lumit, apo dhe gjarpërinjtë më të mëdhenj në botë – anakondat…

Po ashtu në Amazonë rriten disa nga bimët e rralla që përdorën në industrinë e farmaceutikës.

Amazona mbulon një sipërfaqe prej 6,915,000 km2, respektivisht rreth 40% të kontinentit të Amerikës Jugore – ndërsa sa e magjishme është ajo – mund të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/

amazona magjia 001 amazona magjia 002 amazona magjia 003 amazona magjia 004 amazona magjia 005 amazona magjia 006 amazona magjia 007 amazona magjia 008 amazona magjia 009 amazona magjia 011 amazona magjia 012 amazona magjia 013 amazona magjia 014 amazona magjia 015 amazona magjia 016 amazona magjia 017 amazona magjia 018 amazona magjia 019 amazona magjia 020 amazona magjia 021 amazona magjia 022 amazona magjia 023 amazona magjia 024 amazona magjia 025 amazona magjia 026 amazona magjia 027 amazona magjia 028 amazona magjia 029 amazona magjia 030 amazona magjia 031

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply