• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Maskat më të vjetra në botë

by
02/02/2015
in E hirtë
0
Maskat më të vjetra në botë

Maskat më të vjetra të gjetura ndonjëherë janë koleksioni i maskave prej guri të gjetura në territorin e Izraelit të sotëm. Këto maska  9000 vjet të vjetra, që i takojnë  epokës neolitike, janë gjetur në shkretëtirën e Judesë dhe Kodrat e Judesë dhe aktualisht janë të ekspozuara në Muzeun Izraelit në Jerusalem.

Vetë maskat janë fytyra të stilizuara (të paktën disa prej tyre mund të kenë përfaqësuar kafkat), me vrima përgjatë skajeve të cilat mund t’a kenë bërë të mundur bartjen e tyre.

maska vjeter222

Vrimat mund të kenë qenë përdorur për të vënë flokët mbi maskë në mënyrë që të arrihet  një efekt më real, apo për të kaluar nëpër to litarët me të cilët i kanë varur ato në shtylla apo altarë.

Hulumtuesit nuk janë të sigurt nëse ato ishin bartur ose përdorur për rituale, por ata kanë vërejtur se tiparet e gdhendura duket të jenë dizajnuar duke e pasur parasysh gjithnjë që të jenë sa më të rehatshme për njerëzit që i vënë ato.

maska vjeter333

Për shembull, sytë janë gdhendur në përmasa që mundësojnë pamjen në një fushë të gjerë të të pamurit.

Vizatimet me të vjetra në shpella I përshkruajnë njerëzit me maska. Arkeologët besojnë se shumë prej tyre ishin bërë nga materialet biologjikisht degraduese, kështu që ato janë humbur përgjithmonë, duke i  bërë gjithnjë e më të vlefshme ato pak qe ne i gjejmë në ditët e sotme. /NGJYRA.COM/

maska vjeter111

Tweet #prishtina
Previous Post

Patriots

Next Post

Veglat më të vjetra të njeriut

Next Post
Veglat më të vjetra të njeriut

Veglat më të vjetra të njeriut

Please login to join discussion

Other Themes

  • ColorMag
  • Accelerate
  • Ample
  • Esteem
  • Freedom
  • Masonic
  • Radiate
  • Spacious

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.