Ndërtesa në formë zambaku – mrekullia moderne arkitektonike

Në liqenin artificial në qendër të qytetit kinez Wujin, nga viti 2013 lulëzon mrekullia moderne arkitektonike: “Ndërtesa zambak”, e cila paraqet tri fazat e lulëzimit të zambakut.

Ndërtesa është shtëpi e Departamentit të Planifikimit të Qytetit, i cili tani mund të mburret si institucioni shtetëror me një nga ndërtesat më bukura në botë.

zambaku kine6

Ndërtesa Zambak uji është ndërtim shtesë në strukturën ekzistuese nëntokësore poshtë liqenit artificial, në të cilën ndodhet  një pjesë e Zyrës së Planifikimit, sallat e reja për ekspozita dhe qendra e konferencës për takime.

Përveç punonjësve të qeverisë, kjo ndërtesë  vizitohet rregullisht edhe nga turistët, të cilën qysh në hyrje të objektit përjetojnë një kombinim spektakolar të dritës dhe ngjyrave, i cili përngjanë me katedralet e mëdha evropiane.

zambaku kine7

Brenda dhe jashtë, Zambaku është i ngjyrosur me ngjyra të ndryshme, të cilat rigjallërohen sidomos natën, kur ndriçohen nga reflektorët shtesë nga liqeni.

Kjo mrekulli arkitektonike përveç tjerash nuk është e dëmshme për ambient, ndërsa është e lehtë për t’u mirëmbajtur. /NGJYRA.COM/

zambaku kine12 zambaku kine9 zambaku kine3 zambaku kine2 zambaku kine13 zambaku kine11 zambaku kine8 zambaku kine4 zambaku kine5

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply