Parajsa në tokë e quajtur Maldive

Me plazhe me rërë të bardhë, ujë të ngrohtë e të kthjellët si kristali të Oqeanit Indian dhe klimë të këndshme gjatë gjithë vitit, Maldivet janë destinacioni më i dëshiruar për pushime.

Meqë të gjitha janë të përsosura dhe me një luks maldivian, nuk është e lehtë të vendoset se në cilën pjesë të këtij vendi është më se miri t’i kaloni pushimet, andaj në vazhdim ju sjellim listën e dhjetë resorteve më të hatashme që ka ky vend…

maldive10

10. Resorti  Ishulli Kuramathi

I ngritur në Ishullin Kuramathi, ky resort shtrihet përgjatë korijes së palmave, pikërisht  në ujin e kthjellët e të kaltër.

Mysafirët mund të zgjedhin të rrinë në kopsht, plazh apo në vilat mbi ujë dhe të pushojnë në plazhin me rërë të bardhë, të kënaqen në pishina natyrore dhe xhakuzin në ambient të hapur.

Në të ka aktivitete të ndryshme në ujë, ekskursione për në ishuj të tjerë dhe program argëtues në orët e mbrëmjes.

Është gati e mundur që të gjeni oferta të volitshme me zbritje, p.sh për Muajin e Mjaltit nëse prenotoni 90 ditë më përpara, mund të fitoni ulje vetëm deri në 10%.

maldive9

9. Resorti Gili Lankanfushi

Ky resort turistik ekologjik gjendet në një ishull privat. Në të ka vila private të cilat kanë  qasje të drejtpërdrejtë në ujin e ngrohtë e të kthjellët si kristali të Oqeanit Indian.

E veçanta e këtij resorti është vëmendja që i kushtohet ambientit natyror dhe mundësia që iu ofrohet mysafirëve që të rikrijojnë një lidhje me natyrën për një relaksim të vërtetë.

Përveç hotelit ekologjik me 5 yje, në të ka edhe vila private mbi ujë.

maldive8

8. Dusit Thani

I ndodhur në Ishullin Mudhdhoo në Baa Atoll, ky resort është frymëzuar nga stili dhe filozofia Thai.

Përveç vilave private luksoze, fushave të  tenisit dhe qendrave të banjave, në të ka edhe shumë dyqane.

Ky është resorti numër një në Maldive me llojet e gjallesave të ujit, prandaj është edhe vendi më i mirë për zhytje dhe rrëshqitje mbi ujë me ndihmën e velave.

Shërbimi është ideal. Në të ka shumë vende e pajisje për zhytje dhe vila të madhësive të ndryshme.

Kuzhina është e mrekullueshme, banjat janë ekskluzive, uji i kripur i pishinave është pa klor. Resorti është një vend i qëlluar për pushime me familje.

maldive7

7. Huvafen Fushi

E veçanta dhe krenaria e këtij resorti është pishina e tij ikonike, e ndriçuar natën me drita.

Në të poashtu ka edhe kthina të veçanta nënujore të banjës: tretmanet janë relaksuese dhe vizualisht imponuese, të  sinkronizuara me botën nënujore.

Pishina dhe qendra e banjës nënujore janë vula e këtij resorti, në të cilin ka edhe pishina private, 6 hapësira të destinuara për ngrënie si dhe  aktivitete të shumta  mbi dhe nën ujë.

maldive6

6. One & Only Reethi Rah

Një & I vetmi, është një resort me 5 yje, që dallon nga vendet e tjera të këndshme për pushime, me pishinën e tij të mrekullueshme natyrore,e cila del në det dhe që të bashkangjitur e ka edhe një pishinë më të vogël.

Vilat janë ose në plazh ose mbi lagunë, me pamje kah uji i kthjellët i Oqeanit Indian. Pishina natyrore është e paimagjinueshme.

Ky resort që gjendet pak më tej nga Male, është një vend romantik dhe i qetë.

maldive5

5. W Resorti Retreat & Spa

E veçanta e këtij resorti është vëmendja që u kushtohet hollësive. W Retreat & Spa është rinor, me dizajn bashkëkohor dhe me stil modern tërheqës për të gjitha moshat.

Në këtë resort të vendosur mbi shkëmbinjtë më të mirë nënujorë në tërë Maldivet ka edhe një klub nëntokësor nate shumë ngazëllyes dhe jahta lundrimi me dy kabina.

Ky resort me shkëmbinjtë më të mirë nënujor në Maldive është bashkëkohor dhe tërheqës.

maldive4

4. Ishulli Kakao

I gjithë kompleksi është projektuar për të ofruar një relaksim të plotë, të papenguar nga hollësitë e panevojshme.

Rëra e bardhë, uji i ngrohtë, vilat komode, ushqimi i mrekullueshëm, vend i largët nga qytetërimi, e bëjnë ishullin Kakao një vend tejet tërheqës për pushime.

Resorti Kakao gjendet në një ishull të pabanuar, të qetë dhe të rrethuar me natyrë të përsosur. Shërbimi dhe objektet janë të klasit botëror siç pritet nga resortet Maldiviane.

maldive3

3. Gjashtë Shqisat e  Laamus

Resorti Gjashtë Shqisat është i vetmi në ishullin Laamu, i cili gjendet vetëm 150 km nga ekuatori.

Ky është një resort ambientalist dhe bashkëkohor, në të cilin vilat luksoze rurale përshtaten shumë mirë me natyrën dhe nuk e pengojnë atmosferën e ishullit.

Për të krijuar rilidhjen me Oqeanin, vilat kanë edhe mure të tejdukshme prej qelqi.

Ky është një vend i qetë, me banja për tretmane, qendra zhytjeje dhe kuzhinë mesdhetare.

maldive2

2. Resorti dhe Banja Shangri-La’s Villingili

Ky resort gjendet në ishullin e largët Villingili, nëMaldive, i cili është i mbuluar mebimësi të begatë, emadje ka edhe njëliqe.

Shangri-La, është gjithashtu i pari për vilat e ndërtuara në lisa apo përreth tyre, në vend të prerjes së tyre. Resorti po ashtu ofron lundrim me jaht përgjatë ekuatorit.

Resorti dhe Banja Shangri-La’s Villingili është ideal për pushime me familje. Ai gjendet afër ekuatorit dhe ka një staf të madh e me kulturë të lartë të punës.

maldive1

1. Resorti Soneva Fushi

Nga një resort i vogël lokal në ishullin Kunfunadhoo, Soneva Fushi shpejt është shndërruar në zinxhir ndërkombëtar të hoteleve dhe banjave.

Ky është një hotel që i kushton vemëndje të theksuar ambientit dhe aplikimit të inovacioneve të ndryshme për të siguruar një përtëritje të plotë dhe relaksim të mysafirëve.

Themeluesit e Soneva Fushi janë pionierë, të cilët kanë vendosur standarde të larta për pasuesit e tyre.

Mysafirët larohen nga ky vend të rilidhur me natyrën dhe me përvojat më të mira. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply