Qendra Botërore e Tregtisë – 11 vjet punë në 2 minuta

Shikoni si është ndërtuar Qendra Botërore e Tregtisë në New York. E gjithë puna 11 vjeçare për ndërtimin e kësaj qendre është përfshirë në një video-material 2 minutësh.

Qendra Botërore e Tregtisë, në New York, e cila ishte rrënuar gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit (2001), është rindërtuar dhe hapur në nëntor të vitit të kaluar.

Edhe pse zyrtarisht theksohet se ndërtimi i këtij mega-kompleksi ka zgjatur 8 vjet – jozyrtarisht thuhet se ndërtimi i tij ka marrë 11 vjet kohë, nëse merret paraqysh dhe përgatitja e terrenit.

Në këtë video-material, që është realizuar me bashkimin e 1000 fotografive dhe xhirimeve, brenda dy minutash mund të shihni si ka shkuar i gjithë procesi i ndërtimit të kompleksit të ri të Qendrës Botërore të Tregtisë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply