Shpella “Gryka e Madhe” hapet edhe për turistët

Kompania “Balkan Natural Adventure” për herë të parë për turistë të interesuar ka hapur mundësinë që të vizitohet shpella Gryka e Madhe – që është një nga mrekullitë e Bjeshkëve të Rugovës në Pejë, pasi që kompania është lidhur me speleologë që do të udhëheqin mysafirët më 14 qershor 2015.

Ky organizim do t’ju ofrojë më shumë njerëzve mundësinë që të përjetojnë një udhëtim të pazakontë dhe gjithsesi mbresëlënës që vlen të kujtohet tërë jetën, ka njoftuar kompania.

Udhëheqës i këtij udhëtimi do të jetë Mentor Bojku, një bjeshkatar dhe speleolog me pervojë, që është edhe pjesëtar i ekipit kërkim-shpëtim të trajnuar rishtasi në Pejë. Gjithashtu Mentori ka një përvojë të madhe të speleologjiosë dhe bjeshkatarisë, duke përfshirë edhe ngjiitjen e Mount Blanch, maja më e lartë në Evropë.

gryka e madhe2

Shpella Gryka e Madhe është shpella më e thellë e gjetur deri tani në Kosovë. Ajo është paraqitur në revistën evropiane të speologjisë dhe përbën një mrekulli natyrore të Kosovës. Ajo është hulumtuar nga speleolgët kosovarë së bashku me ata sllovakë, çekë dhe polakë. Në këtë shpellë ka pasur edhe zhytje në liqenet nëntokësore.

Sipas kompanisë, ky udhëtim do të përfshijë vetëm një pjesë të shpellës, atë që tashmë njihet si “Pëllëmba e dorës” nga guidat dhe nuk paraqet kurrfarë rreziku për vizitorët, mirëpo është një aventurë e jo një shëtitje në park.

gryka e madhe4

“Të interesuarit duhet të dinë se vizita në këtë shpellë do të përfshijë pak kacavarrje, futje nëpër tunele të ngushta dhe lëshim me litar. Kjo nuk është Shpella e Gadimës ku mund të shkohet me take. Kjo shpellë është në formën siç është krijuar dhe nuk ka infrastrukturë të ndërtuar brenda. Me shumë mund të shihni në faqen tonë www.bnadventure.com”, thuhet ne kumtesën e kompanisë.

Rezervimet mund te bëhen përmes e-mailit të kompanisë (info@bnadventure.com) apo përmes mediave sociale. /NGJYRA.COM/

gryka e madhe1 gryka e madhe5

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply