Tarracat përrallore të Dragoit të Verdhë

Peisazhi i Dragoit të  Verdhë (Huanglong) që shtrihet në pjesën jugore të vargmaleve Minshan, është i njohur me florën dhe faunën e pasur, malet e bukura dhe rrjedhën e lumit Fujiang, por ajo që bie në sy më së shumti janë tarracat shumëngjyrëshe Huanglonggoua.

Gjatë mijëvjeçarëve të ndryshimeve gjeologjike, depozitat e mineraleve dhe burimet e shumta kanë krijuar një varg  të tarracave natyrore, ujëvarave dhe pishinave – të cilat në mesin e majave të maleve të mbuluara me borë duken si një dragua i madh.

tarraca kine2

Pyjet e paprekura që rrethojnë tarracat janë ende shtëpi e shumë specieve të rrezikuara të kafshëve si: pandës së madhe, majmunit hundështypur të artë, leopardit e pandës xhuxhe.

Megjithëse shumë peisazhe në Kinë janë të kërcënuara nga industrializimi, Huanglong dhe banorët e tij, tani për tani nuk e kanë këtë problem, sepse janë nën mbrojtjen e rreptë të shtetit dhe UNESCO-s. /NGJYRA.COM/

tarraca kine8 tarraca kine7 tarraca kine6 tarraca kine5 tarraca kine4 tarraca kine3 tarraca kine9

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply