Vargu i ishujve të pabesueshëm, Chelbacheb, Palau

Palau është një arkipelag që përbëhet prej rreth 350 ishujve që gjenden në Oqeanin e Qetë perëndimor. Shikuar nga aspekti gjeografik, shumica e këtyre ishujve i takojnë Mikronezisë, dhe vetëm pas 30 vjet orvatjesh, në vitin 1994, Palau arriti të krijojë pavarësinë e tij dhe të shndërrohet në Republikë.

Palau sot njihet si vend i mahnitshëm tropikal, ndërkaq, kjo parajasë natyrore është ende një prej destinacioneve më të virgjëra të planetit.

Chelbacheb004

Një prej viseve më të njohura të Palaut, është zona që njihet me emrin, Chelbacheb (ishujt shkëmbor), më saktësisht, 250 deri në 300 ishuj të vegjël formojnë një bashkësi, që zë një sipërfaqe prej 47 km katrorë.

Pjesa dërmuese e këtyre ishujve janë të pabanuar, ndërsa njihen për plazhet e bukura, lagunat e kaltra dhe format e çuditshme.

Këtu gjenden disa nga lokacionet më të bukura për zhytje në planet – që nga zhytja në liqenet përplot meduza të parrezikshme, deri të zhytja në humnera të thella apo dhe pranë oktapodëve.

Chelbacheb 001

Edhe pse sot shumica prej këtyre mini-ishujve janë të pabanuara, aty gjenden përplot artefakte arkeologjike, të cilat i kanë lënë njerëzit që kishin jetuar në ato zona që prej vitit 3100 para erës së re.

Krahas bukurive natyrore, këto zbulime arkeologjike janë meritore për vënien e Chelbacheb në listën e trashëgimisë botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s (viti 2012). /NGJYRA.COM/

Chelbacheb 008 Chelbacheb 003 Chelbacheb 005 Chelbacheb 006 Chelbacheb 007 Chelbacheb 009

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *