Zgjidhja ideale për hapësirat e vogla, kuzhina modulare e klasit të lartë

Nëse keni problem me hapësirën e vogël në banesën tuaj – sidomos kur bëhet fjalë për kuzhinën dhe tryezarinë – atëherë është koha të pajiseni me kuzhinë modulare. Kjo kuzhinë do të duhej t’i zgjidhte të gjitha problemet tuaja që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe konsumin e ushqimit.

Massimo Facchinetti ka dizajnuar një kuzhinë të mahnitshme modulare që posedon të gjitha gjërat e nevojshme për një familje. Madje, kjo kuzhinë është ekologjike dhe me efiçencë elektrike.

Panelet solare të instaluara në kuzhinë sigurojnë energji të mjaftueshme për të gjitha pajisjet elektrike, ndërsa bimët aromatike mund edhe të kultivohen në kopshtin vertikal që ndodhet në njerën anë të kuzhinës.

kuzhina modull 0002

Rubineti është i llojit që paloset, ndërsa uji nga lavamani shfrytëzohet edhe për qëllime tjera. Tavolina e ekstraktueshme dhe karrigët ndërkaq, po ashtu janë pjesë integrale e kësaj kuzhine.

Se si duket kjo kuzhinë modulare mund të kuptoni nga fotografitë qe e shoqërojnë këtë shkrim. /NGjYRA.COM/

kuzhina modull 0003 kuzhina modull 0004 kuzhina modull 0001 kuzhina modull 0005 kuzhina modull 0006

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply