Dark Hedges, tuneli spektakolar prej lisave në Irlandë

The Dark Hedges janë një atraksion i popullarizuar turistik në Irlandën e Veriut, si dhe një destinacion i popullarizuar për fotografë, piktorë dhe për dasma.

Shumë vizitorë thonë se kjo rrugicë me shumë lisa ahu, të varguar anash saj është një nga rrugët më të bukura në botë.

Dark Hedges1

Lisat e ahut janë mbjellë nga familja Stewart në shekullin e tetëmbëdhjetë, me qëllim që  t’u bërë përshtypje mysafirëve që ia mësyjnë shtëpisë së tyre, Gracehill House. Dyqind vjet më vonë, lisat kanë krijuar një pamje tejet të bukur, e cila në ditët e sotme njihet si Dark Hedges, apo Mbrojtëset e  Errëta.

Sipas legjendës lokale, në Dark Hedges është i përhumbur shpirti i  “Zonjës së hirtë”, shërbëtores nga një shtëpi aty pranë, e cila kishte vdekur në rrethana të dyshimta. Të tjerë besojnë se Zonja e hirtë është shpirt nga varrezat aty pranë, i cili së bashku me shpirtrat e tjerë të vuajtur endet kësaj rruge.

Dark Hedges10

Këtyre legjendave u kontribuon në mënyrë të konsiderueshme edhe zhurma e pandërprerë që e krijon era derisa përshkon kurorat e dendura të lisave të ahut. /NGJYRA.COM/

Dark Hedges11 Dark Hedges4 Dark Hedges6 Dark Hedge4 Dark Hedges2 Dark Hedges9 Dark Hedges15 Dark Hedges16 Dark Hedges17 Dark Hedges13 Dark Hedges3 "Trono di Spade" attrae il turismo in Irlanda nel Nord Dark Hedges8 Dark Hedges12 Dark Hedges5

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply