10 tregimet më të çuditshme për çamçakëzin

Përderisa përtypja e çamçakëzit për disa është shtendosje, për të tjerë ajo ëshë një zakon i pështirë. Mirëpo nuk mund të mohohet se për shumë prej nesh, çamçakëzi është pjesë e pandashme e përditshmërisë.

Çamçakëzi nuk është diçka e re. Një ekzemplarë 5000 vjeçarë, me ngjashmëri të madhe me elementet me veti ngjitëse të kohëve të sotme (lëvore bitumi në formë thupre për të qenë të saktë) është zbuluar kohët e fundit nga një student britanik i arkeologjisë, gjatë gërmimeve arkeologjike që kishte bërë në Finlandë.

Besohet se “goma” ishte përdorur për dy qëllime: për të shëruar infeksionet e gojës dhe për t’i ngjitur në një tërësi pjesët e  enëve të thyera.

Lexoni në vazhdim 10 tregimet më të çuditshme për çamçakëzin, të cilat mund të ju bëjnë ta kruani kokën.

1. Ligjet që ndalojnë përtypjen e çamçakëzit

camcakezi111

Në Singapor çamçakëzi është i ndaluar me ligj. Andaj, nëse ndonjëherë gjindeni në Singapor mos përtypni çamçakëz dhe kurrsesi mos e hidhni atë në rrugë, sepse për këtë mund të gjobiteni së paku me  500 dollarë.

Deri në vitin 2004, rreth 12 vjet pasi kishte hyrë në fuqi, ligji ishte shumë i rreptë, mirëpo nga ky vit ai ishte “zbutur” pak, falë punës së kompanisë së Wm. Wrigley Jr. dhe lobistit e kongresmenit të Washington DC, Phil Crane.

Aktualisht çamçakëzi mund të blihet me reçetë të mjekut, por sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë SHBA-Singapor, duhet të dëshmohen dobitë e tij shëndetësore.

Në këtë kontekst kjo kompani thekson gjithmonë se çamçakëzat e saj pa sheqer përmbajnë kalcium, i cili forcon smaltin e dhëmbëve.

Ligje të pakuptima për çamçakëza hasen edhe në disa pjesë të SHBA-ve. Kështu në Cleveland të Ohios është e paligjshme të hidhet apo lihet çamçakëzi në vend publik.

2.  Video loja që kërkon të përtypni çamçakëz për ta luajtur

camcakezi222

Në botë ekzistojnë shumë lloje të çuditshme të video lojrave, mirëpo kjo video lojë që kërkon nga ju të përtypni çamçakëz për të kontrolluar karakterin tuaj, mund të jetë ndoshta më e çuditshmja.

Në vitin 2013, një kompani e video lojrave prezantoi para publikut lojën Gumulon, në të cilën personazhi me emrin Ace, bart në kokë një helmetë të ragbit, me ngjyrë të gjelbër metalike. Për ta kontrolluar Acen, duhet t’i ngulni sytë në iPhonin (smartphone) tuaj dhe ta përtypni çamçakëzin në mënyra të ndryshme.

Sa më mirë që e përtypni çamçakëzin, aq më shumë Ace ka mundësi për të  mbijetuar dhe shpëtuar që të mos gëlltitet nga perëndesha e keqe hakmarrëse, me dukje nga kohët parahistorike, në thellësitë e  mëdha të  shpellës.

3. Futbollisti që u arrestua për shkak të çamçakëzit

Dwayne Gratz

Mjerisht, gjatë viteve ka pasur shumë lojtarë të LKF të cilët janë arrestuar për arsye të ndryshme. Mirëpo, arrestimi i mbrojtësit anësor startues të ekipit të Jacksonville Jaguars, Dwayne Gratz njihet si një nga arrestimet më të çuditshme.

Në nëntor të vitit 2014, Gratz është arrestuar në një dyqan në Miami Beach nën dyshimin se në gjendje të dehur është përpjekur t’i paguante artikujt e blerë me çamçakëza, në vend të parave.

Pas konfliktit verbal me punonjësin e dyqanit dhe refuzimit që të largohet, pasi i është tërhequr  vërejtja fillimisht, ai është paraburgosur me akuzën për dehje dhe prishje të qetësisë publike.

4. Hajdutët e çamçakëzave

camcakezi444

Në vitin 2012, në Angli ndodhi një seri e paçkitjeve  të çamçakëzave. Pre tyre më e madhja ishte në një dyqan Asda në Grantham, ku vlera e çamçakëzave të vjedhur ishte rreth 1,000 Funte!

Autoritetet britanike kishin njoftuar se banda të plaçkitësve vidhnin çamçakëza për t’i shitur në Rumani, ku shitësit në rrugët e këtij vendi i përdornin çamçakëzat për t’ua kthyer si kusur klientëve të tyre.

5. Gjenerali meksikan i cili luftoi në Alamo e futi në trend çamçakëzin

camcakezi555

Edhe pse më shumë mbahet mend si personi që udhëhoqi sulmin  në Alamo, gjenerali meksikan Antonio de Lopez de Santa Anna ishte ai i cili ia prezantoi çamçakëzin shoqërisë së asaj kohe.

Gjenerali me këmbë protezë është zënë rob nga Sam Houston në vitin 1836. Për t’i qetësuar nervat derisa ishte në burg, Santa Anna përtypte një rrëshirë të quajtur “chicle” (Chicle është një rrëshirë  nga pema Sapodilla që rritet e egër në xhunglat e Meksikës, Amerikës Qendrore dhe asaj Jugore).

Në Nju Jork ku ishte internuar pasi i ishte kursyer jeta, ai kishte marrë me vete edhe chiclet. Aty ai takohet me shpikësin Thomas Adams i cili kishte provuar disa herë, megjithëse pa sukses, që t’i përdorë chiclet si zëvendësues gome.

Pas disa kohe, gjeneali meksikan ishte zhdukur nga Nju Jorku, duke ia lënë Adamsit një mal me fatura të papaguara.

Megjithë borgjet, Adamsi kishte vazhduar eksperimentimin, derisa një ditë kishte filluar që chiclen e përzier më ujë të nxehtë, të mbështjellë në topa të vegjël t’ia shiste një dyqani lokal të barnave.

Edhe pse pa shije (në atë kohë) shpikja e tij shumë shpejt u bë hit.

Andaj, Adams konsiderohet si babai i çamçakëzit dhe u bë një njeri shumë i pasur, ndërsa gjenerali Santa Anna thuhet se kurrë nuk fitoi asgjë nga shitja e çamçakëzave.

6. Njeriu që hyri në historinë e aviacionit  me ndihmën e çamçakëzit

camcakezi666

Charles Lindbergh hyri në histori të aviacionit në vitin 1927, kur u bë personi i parë që pilotoi vetëm, pa ndalesë, aeroplanin e tij legjendar “Spirit Of St Louis”, në  fluturim transatlantik nga Nju Jorku në Paris.

Kjo arritje pushtoi zemrat e botës dhe e bëri atë një superyll ndërkombëtar.

Mirëpo, udhëtimi nuk ishte edhe pa peripeti – përveçse pa gjumë, pothuajse gjatë gjithë fluturimit atë e përcolli një mot i ligë, e i trazuar, si pasojë e të cilit kishte humbur kontaktin me botën për 15 orë pas kalimit të Newfoundlandit.

Pak para nisjes, Lindbergh kishte vërejtur se busulla ishte montuar në një lartësi ku ai nuk mund ta   ta lexonte. Në mungesë të kohës dhe ngjitësit për ta korrigjuar këtë gabim teknik ai e kishte përdorur çamçakëzin për montimin e një pasqyreje kompakte për gra, në pjesën e tastierës komanduese ku pamja ishte e mirë.

Falë çamçakëzit që e kishte kryer punën si duhet, Lindbergh kishte realizuar me sukses fluturimin 33 orë e gjysëm përtej Atlantikut duke e  ndryshuar kështu rrjedhën e historisë përgjithmonë.

7. Studenti i cili vdiq nga shpërthimi i çamçakëzit

camcakezi777

Në dhjetor të vitit 2009, studenti i kimisë, ukrainasi 25-vjeçar, Vladimir Likhonos kishte humbur jetën  në shtëpinë e prindërve të tij, nga një shpërthimi i fuqishëm, të cilin të afërmit që e kishin dëgjuar e kishin përshkruar si “muzikë  pop me zë të lartë”.

Prindërit, që me nxitim kishin shkuar në dhomën e tij, e kishin gjetur atë të pajetë dhe me fytyrë të dëmtuar rëndë.

Nga testet mjeko-ligjore të kryera në çamçakëzin e përtypur është zbuluar se vdekja është shkaktuar nga shpëthimi i çamçakëzit të cilin kishte qenë duke e përtypur, i cili madje ia kishte  shkulur tërësisht nofullën e poshtme.

Po sipas këtyre testeve ishte zbuluar një substancë kimike e paidentifikuar në çamçakëz.

Hetuesit besojnë se studenti i cili e kishte zakon t’i pluhëroste çamçakëzat me acid citric pluhur para se t’i përtypte, mund ta ketë pluhërosur gabimisht atë me një substancë tjetër, që ndodhej shumë afër të synuarës, meqë të dy substancat dukeshin shumë të ngjashme, dhe se kjo e fundit kishte shkaktuar shpërthimin vdekjeprurës.

8. Aktori i cili i mbijetoi në çamçakëz dhe çaj

camcakezi888

Nëse e keni parë filmin “Nightcrawler”, atëherë mesiguri e keni vërejtur se aktori Jake Gyllenhaal, i cili luan rolin e gazetarit të  çmendur kishte humbur peshë. Pesha e humbur prej 13.6 kg thuhet të jetë rezultat i një “diete” shumë të rreptë, vetëm me çamçakëza dhe çaj.

Përtypja e çamçakëzit ishte përshkruar si një salcë “luksoze”, të cilën aktori e kishte përdorur për ta mashtruar mendjen e tij duke ia projektuar idenë se kishte marrë një shujtë, ndërsa çaji thuhet të ketë qenë me shumë pak kalori.

9. Njeriu i cili në ankand ofroi 14.000 dollarë për një copë çamçakëzi

camcakezi999

Disa tifozë do të bënin gjithçka për të poseduar “një gjësend” të yllit të tyre të preferuar. Në një ankand në eBay, në vitin 2004, ishte ofruar në shitje një çamçakëz i përtypur nga ylli i pop muzikës, Britney Spears.

Megjithëse shumica e shtëpive të ankandeve kishin filluar me një çmim shumë më të ulët, oferta fituese kishte arritur në 14,000 dollarë.

eBay kishte paraqitur fotografitë e çamçakëzit, një kopje të faturës së blerjes së çamçakëzit, dhe siç e   përshkruante shitësi “historinë personale të ardhjes deri tek çamçakëzi”. Mirëpo, çamçakëzi nuk  ishte i shoqëruar me një çertifikatë të origjinalitetit.

Më vonë është  raportuar se oferta fituese për çamçakëzin e Britneyit ishte e personit, i cili kishte  ofertuar kundër vetvetes.

10. Çamçakëzi i Pentagonit

camcakezi10 10

Kohët e fundit është raportuar se Pentagoni është duke punuar për prodhimin e një çamçakëzi të veçantë për ushtrinë. Ky çamçakëz, i emërtuar si “Çamçakëzi luftarak”, është një çamçakëz i destinuar për ushtarë gjatë kohës kur ata janë në terren.

“Çamçakëzi luftarak” i mbytë bakteret që bartin sëmundje dhe shmang problemet me mirëmbajtjen e shtrenjtë të dhëmbëve dhe për më tepër ka të gjithë vetitë e mira të çamçakëzit pa sheqer.

Me peptidet e tij kundër mikrobeve, ky çamçakëz mund t’ia kursejë ushtrisë 100 milionë dollarë shpenzime dentare për forcat e armatosura.

Mësohet se faza e parë e testimit në njerëz ka përfunduar dhe produkti duhet të testohet edhe për një vit, para se t’u shpërndahet trupave ushtarake. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply