Pishina Hamilton, një oazë e bukur në shkretëtirën e Teksasit

Oaza e gjelbër e Pishinës Hamilton gjendet në zemër të shkretëtirës së Teksasit, në SHBA, në afërsi të qytetit Austin. Kjo oazë, që zë një sipërfaqe të mbrojtur prej 0.92 kilometra katrorë, në ditët e nxehta të verës është një vend i popullarizuar për banorët vendës dhe shumë turistë.

Pishina është një burim natyror i formuar në gurë gëlqeror nga lumi nëntokësor nga i cili janë formuar edhe shumë përrenjë të vegjël dhe vegjetacioni i harlisur përreth tyre.

Pishina Hamilton4

Pikërisht për shkak të këtij lumi nëntokësor, bimësia jashtëzakonisht e pasur ka krijuar këtë oazë të  gjelbër të mbrojtur me një bukuri të jashtëzakonshme.

Përveç ujëvarës rreth 15 metra të lartë, atraksion në vete janë edhe formacionet interesante të stalaktiteve dhe disa lloje të zogjve të rrallë dhe të rrezikuar që jetojnë në këtë pishinë, e cila është pjesë e rezervatit natyror Balcones Cayonlands dhe si e tillë bënë pjesë në kategorinë e zonave të mbrojtura.

Pishina Hamilton7

Për shkak të statusit të saj, në të ndalohet peshkimi, çiklizmi malor, kampimi, manarët, gatimi dhe ndezja e zjarrit.

Ndonëse pishina natyrore dhe përroi nuk janë trajtuar kimikisht, cilësia e ujit monitorohet rregullisht, andaj për këtë arsye ndodhë që herë pas here noti në pishinë të ndalohet.  /NGJYRA.COM/

Pishina Hamilton13 Pishina Hamilton14 Pishina Hamilton11 Pishina Hamilton10 Pishina Hamilton9 Pishina Hamilton8 Pishina Hamilton6 Pishina Hamilton3 Pishina Hamilton2 Pishina Hamilton1 Pishina Hamilton4 Pishina Hamilton5

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply