Shtëpia me dantella hekuri

E ndërtuar në Montreal të Kanadasë, kjo shtëpi moderne është projektuar në atë mënyrë që, qëndrimi ditor bashkë me rrethojën e shkallëve – e cila është punuar me dantella hekuri – të jenë pika imponuese të interierit.

Sipas dizajnerit, René Desjardins Gestion, kjo është një shtëpi e vogël në dukje – por që inkorporohet në peizazhin përreth me fasadë të gjatë dhe me kulm të dyfishtë, ndërsa askush nuk mund ta paramendojë se bëhet fjalë për një shtëpi me 3 nivele.

dantella hekuri6

Pjerrësia e çatisë në pjesën e prapme të shtëpisë, e cila është e padukshme nga rruga, u ngrit për të shfrytëzuar hapësirën ​​nën kulm. Ndërkaq, bodrumi është gërmuar në mënyrë që qëndrimi ditor të ketë lartesinë dhe rehatinë e duhur. /NGJYRA.COM/

dantella hekuri10 dantella hekuri8 dantella hekuri7 dantella hekuri6 dantella hekuri5 dantella hekuri4 dantella hekuri3 dantella hekuri2 dantella hekuri1 dantella hekuri9 dantella hekuri11 dantella hekuri12 dantella hekuri13 dantella hekuri14

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply