Një shtëpi futuristike në mes të pyllit

Ëndrra e çdo fëmije është që të ketë një shtëpi në mes të pyllit dhe për ta plotësuar këtë ëndërr kurrë nuk është vonë. Arkitektët sot projektojnë shtëpi fantastike për klientët e tyre, siç është rasti i kësaj shtëpie të konceptuar nga arkitekti gjerman Andreas Wenning.

Kjo shtëpi moderne është e vendosur në një pyll në Limburg të Belgjikës dhe përbëhet nga dy eko-kabina të mëdha prej druri – të cilat janë të lidhura me tarraca dhe shkallët e jashtme.

treehouse9

Kabinat janë të vendosura në niveletë ndryshme – ku njëra prej tyre shërben për qëndrim ditor,  kurse në kabinën tjetër është e vendosur kuzhina.

Kjo shtëpi ka sistem të ngrohjes që shpenzon minimalisht energjinë dhe ofron një ambient të ngrohtë brenda saj.

treehouse2

Wenning ndërkaq, premton projekte të tjera të mrekullueshme e interesante tështëpive ekologjike, që do të ngërthejnë brenda tyre dhe dhoma relaksi me sauna. /NGJYRA.COM/

treehouse14 treehouse13 treehouse12 treehouse8 treehouse7 treehouse6 treehouse5 treehouse4 treehouse3 treehouse11 treehouse10

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply