Punët më të çuditshme në botë

Derisa jeni duke ndenjur në zyrën tuaj dhe lëshoni ndonjë sharje për shkak të asaj që aktualisht jeni duke bërë, më mirë është të mendoni dy herë. Mbase puna me të cilën merreni nuk është më e keqja në botë, të cilën keni mundur ta bëni Oddity Journal ju jep listën e dhjetë punëve të çuditshme të cilat mund të gjenden në gjithë botën.

Fekondues lopësh

Industria e gjedhëve do të mund të bëhej njëra ndër industritë më të mëdha të botës Procesi është shumë i sofistikuar dhe për kryerjen e punëve përdor sisteme kompjuterike. Mirëpo, asnjë kompjuter nuk mund t’i kryejë detyrat e fekonduesit të lopëve.

E pra, përpiquni të imagjinoni veten se si e fusni dorën thellë në trupin e lopës, me qëllimin e vetëm që lopës t’ia dhuroni spermën, gjë që është përvojë e çuditshme edhe për lopën.

Sekuestrues avionësh

Kjo punë e çuditshme është e mbushur përplot me befasi dhe aventura dhe sekuestruesi i avionëve vërtet jeton jetën e James Bondit.

Detyra e tij është të sekuestrojë avionin e personit i cili për avionin nuk e ka paguar borxhin, gjë që mund të jetë goxha punë e rrezikshme. Mirëpo, rrezikimi shpaguhet, sepse puna shpërblehet prej dhjetë deri në nëntëdhjetë mijë dollarë në vit.

Nëse planifikoni të punoni si sekuestrues avionësh,  atëherë përgatituni për punë të vështirë, sepse dikush përfundon me plumb në kokë apo edhe mund të gjendet në burg në ndonjë shtet tjetër.

Njeriu i cili zhytet për topa golfi

Puna e këtij personi është që të zhytet në liqenet e terreneve të golfit për të kërkuar topat e golfit. Ata i mbledhin, i pastrojnë dhe i qesin në shitje. Është mirë apo?

Njeriu i cili mbikëqyr tharjen e ngjyrës

Puna e këtillë me siguri është ndër më të mërzitshme në botë. Puna ka të bëjë me verifikimin se sa është e nevojshme që të thahet ngjyra. Fjala është për punën e cila është shumë e rëndësishme për industrinë e ngjyrave.

bizza3

Njeriu dordolec

Nëse jetoni në fshat dhe ju ka ardhur në maje hunde kur ju thonë se nuk keni punë, mund të ketë edhe për jua një të tillë. Çafkat janë pengesa e vërtetë për bujqit sepse hanë të mbjellat e vlefshme të tyre, ndërkaq ju, mund t’u ofroni zgjidhje për problemet e tyre. Puna është e thjeshtë, vetëm kërkon rroba të vjetra dhe durim.

Ndarës i zogjve sipas seksit

Mbase kjo ju tingëllon çuditshëm, mirëpo këta njerëz paguhen për të ndarë zogjtë sipas seksit. Punë e çuditshme, e aq më tepër edhe e rëndë.

Maskotat

Imagjinoni sikur jeni në maskarada, kur keni qenë fëmijë, kur keni takuar disa nga personazhet e filmave tuaj të dashur vizatimorë. Kjo gjë dikur mbase ka qenë argëtuese, por jo edhe për njerëzit të cilët aktrojnë personazhet në filma vizatimorë.

Personi që teston mobiliet

Shumica e njerëzve do të dëshironin të merrnin pagë për punën e cila ka të bëjë vetëm me qëndrim ulur. Mirëpo, disa fatlumëve kjo u ka shkuar për dore. Njerëzit të cilët testojnë mobiliet paguhen vetëm për atë që të ulen në to.

Personi i cili shkruan porosi fati në gurabija

Kur kemi qenë fëmijë, mbase kemi menduar që këtë punë e bën ndonjë perëndi. Mirëpo, vërtet ekziston personi i cili veten e quan shkrues i porosive të fatit në gurabija (janë ato gurabija të cilat i blini në restorantet kineze pas përfundimit të racionit dhe të cilët gjithmonë përmbajnë ndonjë porosi “të mençur”). /© NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply