Rrëfim i tmerrshëm: Rrëmbimi, diç më i mirë që më ka ndodhur në jetë

Amerikania Katie Beers, e cila është rrëmbyer në janar 1992, një ditë para ditëlindjes së saj të dhjetë, dhe e cila ka kaluar 17 ditë e mbyllur në gropë nën dhé, sot thotë që rrëmbimi “është diç më i mirë seç i ka ndodhur asaj në jetë”.

Sot 33-vjeçarja Katie Beers thotë që rrëmbyesi John Esposito e ka shpëtuar nga miku dhe kumbara i familjes i cili e ka dhunuar derisa ka qenë fëmijë.

Rrëmbimi i saj ka shkaktuar vëmendje të madhe në opinionin amerikan në vitin 1992. Derisa akoma nuk është ditur se çka ka ndodhur me vajzën e vogël dhe ku gjendej, është zbuluar që nëna e saj Merilin Beers nuk është kujdesur për të dhe që vajza disa herë është përdhunuar nga burri i ndrikullës së nënës.

Untitled-11.jpg

17 ditë nën dhé

Rrëmbyesi John Esposito, mik familjar, ka pranuar në polici që e ka rrëmbyer vajzën  dhe ka treguar vendin se ku e ka  fshehur për 17 ditë – në Bay Shore të shtetit të New Yorkut.

Pasi që është gjetur, ka jetuar në familje mikpritëse

Amerikania me ndihmën e gazetares e cila ka raportuar lidhur me rrëmbymin e saj, ka shkruar librin “Ndjenjat e mbyllura: Rrëfen Katie Beer”.

Libri ka përfundim të lumtur sepse Katie tani është e martuar dhe është nënë e dy fëmijëve. Ka diplomuar drejtimin për menaxhment dhe punon në shitje të siguracioneve jo larg nga shtëpia e saj në Pensilvani..

John Esposito

Përdhunuesi ka vdekur në burg

Në këtë libër Beers ka përshkruar edhe ditët e kaluara në kontejnerin e errët nën dhé. Ka shkruar se ka fjetur shumë pak dhe se është frikësuar që rrëmbyesi do ta torturojë në gjumë.

Përdhunuesi i saj, kumbara i familjes, është dënuar me 12 vjet burg, ndërsa ka vdekur gjatë vuajtjes së dënimit në vitin 2009.

John Esposito, i cili e ka pranuar rrëmbimin, kurrë nuk është akuzuar për dhunim. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply