10 destinacionet më të mira për lundrim

Lundrimi në disa prej lumenjve më të bukur në Tokë është një nga mënyrat më të mira të mundshme për të kaluar pushimet.

Kjo mënyrë e të udhëtuarit ofron mundësinë për të shijuar pamjet e lumenjve madhështor si Nil, Mekong, Rajn dhe shumë të tjerëve – që rrjedhin përmes qyteteve historike mahnitëse dhe zonave me bukuri të rrallë natyrore, dhe për të kaluar pushime të qeta dhe të paharrueshme.

Duke e përfshirë edhe komoditetin e  anijes, këto janë 10 destinacionet më të mira për lundrim në lumenj!

1. Mekong

lundrimi lumenj1

Ky lumë mistik e madhështor, me rëndësi të madhe historike për shumë kultura dhe qytetërime, rrjedh nëpër gjashtë vende të Azisë duke ofruar kështu mundësi të shumta zgjedhjeje.

2. Rhone

lundrimi lumenj2

Franca është një nga vendet më romantike për lundrim. Gjatë lundrimit nga Burgundy, nëpër fshatrat e Provencës mund të hasen fusha të pafundme të livandos dhe pamje të shkëlqyera të paharrueshme.

3. Danubi

lundrimi lumenj3

Lumi spektakolar  i Danubit që rrjedh nëpër nëntë vende të Evropës, befason në çdo kthesë të tij me kështjella, kodra përplot me hardhi dhe pyje të bukura. Në të shumtën e rasteve lundrimi i organizuar përfshinë: Gjermaninë, Austrinë, Sllovakinë dhe Hungarinë.

4. Rajn

lundrimi lumenj4

Duke qenë lumi  më i madh në Gjermani, Rajn ofron mundësi mahnitëse për të lundruar përgjatë këtij vendi, për t’i eksploruar qytetet mesjetare dhe kënaqur me pamjet magjepsëse të kështjellave e vreshtave.

5. Nil

lundrimi lumenj5

Lumi Nil rrjedh prej jugut në veri, përmes nëntë vendeve duke filluar nga Liqeni Viktoria në Ugandë e deri në në detin Mesdhe pranë Aleksandrisë në Egjipt. Lundrimi është mënyra më e mirë për t’i eksploruar  tempujt  dhe varrezat e famshme si: Luxor, Karnak dhe Lugina e Mbretërve.

6. Amazona

lundrimi lumenj6

Për adhuruesit e natyrës ky lumë është qershi mbi tortë, meqë udhëtimi thellë në pyjet tropikale të Amazonës është mënyra më e mirë për t’u kënaqur me piesazhet dhe ekosistemet.

7. Misisipi

lundrimi lumenj7

Për të lundruar  gjatësinë e plotë të lumit Misisipi nga New Orleans deri në St. Paul nevojiten 22 ditëkohë, gjatë së cilës mund të kënaqeni me pamjet e peizazheve të natyrës dhe shumë qyteteve historike të 10 shteteve amerikane.

8. Yangtze

lundrimi lumenj8

Ky është lumi më i madh në  Azi që rrjedh përgjatë gjithë gjerësisë së Kinës duke filluar nga Tibeti. Lundrimi në këtë lumë madhështor është mënyra më e mirë për të përjetuar thesaret e ndryshme historike, kulturore dhe kulinare të këtij vendi.

9. Irrawaddy

lundrimi lumenj9

Lundrimi rrjedhës së lumit Irrawaddy nga Rangoon në Mandalay është një përvojë shumë e këndshme orientale që mundëson të vizituarit e një prej vendeve më të vjetra arkeologjike budiste dhe monumenteve të mrekullueshme të Baganit.

10. Zambezi

lundrimi lumenj10

Zambezi që e gdhendë rrugën e tij nëpër shumë vende të kontinentit afrikan ofron  një mundësi të vetme në jetë për të parë hipopotamët  dhe krokodilët në mjedisin e tyre natyror dhe për të vizituar Ujëvarën Viktoria me rrethinën e saj madhështore. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply