13 rezidencat më madhështore të krerëve të shteteve

Madhështia e krerëve të shteteve/monarkëve, në shumë vende të botës prezantohet dhe përmes rezidencave të tyre luksoze. Në vijim ju sjellim 13 rezidenca më madhështore dhe më të famshme në botë…

13 – Pallati i Stokholmit në Suedi

rezidencat13

I përfunduar në vitin 1760, Pallati  i Stokholmit, i njohur edhe si Pallati Mbretëror, është rezidencë zyrtare dhe pallat i madh mbretëror i Monarkut suedez. Me më shumë se 1.400 dhoma, ky pallat në kryeqytetin e Suedisë është një nga rezidencat më të mëdha zyrtare në botë.

12 – Pallati Mbretëror i Amsterdamit në Holandë

rezidencat12

Pallati Mbretëror i Amsterdamit është ndërtuar në vitin 1665 dhe fillimisht ishte menduar të jetë një sallë e qytetit, por më vonë ai u shndërrua  një pallat mbretëror. I vendosur në anën perëndimore të Sheshit Dam, në zemër të Amsterdamit për çdo vit ky pallat vizitohet nga mijëra turistë nga e gjithë  bota.

11 – Pallati Mbretëror i Madridit në Spanjë

rezidencat11

Pallati Mbretëror i Madridit është rezidencë zyrtare e Familjes Mbretërore Spanjolle që përdoret vetëm për ceremoni shtetërore që nga koha kur Mbreti Felipe VI dhe Familja Mbretërore banojnë në Palacio de la Zarzuela, që është më modest.

Me një sipërfaqe të përgjithshme të dyshemesë prej 135 mijë metra katrorë,  Pallati Mbretëror i Madridit konsiderohet të jetë pallati më i madh në Evropë për nga sipërfaqja e dyshemesë.

10 – Shtëpia Rozë në Argjentinë

rezidencat10

Shtëpia Rozë apo Casa Rosada është rezidencë ekzekutive dhe zyrë e Presidentit të Argjentinës. Në këtë godinë gjendet edhe një muze që përmbanë objekte dhe gjësende të ish-presidentëve të  Argjentinës. E përfunduar në vitin 1898, Shtëpia Rozë është një nga vendet më të vizituara në Buenos Aires.

9 – Kështjella e Pragës në Republikën Çeke

rezidencat9

Duke qenë rezidencë zyrtare dhe zyrë e Presidentit të Çekisë dhe një vend ku mbahen dhe ruhen xhevahirët e Kurorës Çeke, kjo kështjellë është simboli më i rëndësishëm i Pragës.

E përfunduar në shekullin e 9-të, kështjella ka qenë seli e pushtetit të mbretërve çek, perandorëve të  Perdandorisë së Shenjtë Romake dhe kryetarëve të Çekosllovakisë dhe Republikës Çeke pas ndarjes së këtij vendi në vitin 1993. Kjo është kështjella më e madhe e lashtë në botë.

8 –Pallati Presidencial në Lituani

rezidencat8

Ky pallat në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë është zyrë dhe rezidencë zyrtare e Presidentit të Lituanisë. Ndërtimi i tij ka filluar në shekullin e 14-të, por ai nuk ishte përfunduar plotësisht deri në pjesën e parë të shekullit të 19-të.

Që nga ajo kohë Pallati presidencial është rindërtuar shumë herë. Në vitin 1997, ndërtesa u bë zyrë dhe rezidencë zyrtare e Presidentit të Lituanisë

7 – Pallati Elize në Francë

rezidencat7

Që nga viti 1848, Pallati Elize është rezidencë zyrtare e Presidentit të Republikës së Francës dhe një nga simbolet më të rëndësishme kombëtare të këtij vendi. Pallati Elize është i hapur për vizitorët vetëm një herë në vit dhe atë në mes të shtatorit me rastin e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane.

6 – Pallati Mbretëror në Mbretëri të Bashkuar

rezidencat6

I vendosur në Westminster, në zonën e brendshme të Londrës, Pallati Mbretëror apo Pallati  Buckingham është rezidencë dhe vendi kryesor i punës së monarkisë së Mbretërisë së Bashkuar.

I njohur edhe  si Shtëpia Buckingham, Pallati Mbretëror u bë rezidenca kryesore mbretërore në vitin 1837, me ardhjen në fron të Mbretëreshës Viktoria, e cila ishte monarkja e parë që ka banuar në këtë pallat, me më shumë se 775 dhoma.

5 – Rashtrapati Bhavan në Indi

rezidencat5

I ndodhur në Nju Delhi, të Indisë, Rashtrapati Bhavan është rezidenca zyrtare e Presidentit të Indisë. Presidenti i këtij vendi jeton në rezidencën kryesore me 340 dhoma, por kompleksi përfshin edhe kopshtet e mëdha presidenciale (Kopshtet Mughal), hapësirat e  mëdha të hapura, objektete e banimit të truprojave dhe stafit mbështetës, stallat, zyrat dhe kthinat tjera për shërbime brenda mureve të tij rrethues.

Kjo është rezidenca e dytë më e madhe në botë e një kreu të shtetit, pas Pallatit Quirinal në Romë. Rashtrapati Bhavan dhe Kopshtet Mughal janë të hapura për vizitorët të premten, të shtunën dhe të dielën.

4 – Pallati Mbretëror në Bruksel të Belgjikës

rezidencat4

Ky pallat  në qendër të  kryeqytetit të Belgjikës është pallati zyrtar i Mbretit dhe Mbretëreshës së Belgëve. Megjithatë, aktualisht ai nuk përdoret si rezidencë e Familjes Mbretërore, meqë Mbreti dhe familja e tij jetojnë në Pallatin Mbretëror të Laekenit, në periferi të Brukselit.

Sidoqoftë, kjo ndërtesë madhështore, ndërtimi i së cilës ka zgjatur më shumë se 150 vjet, renditet në mesin e vendeve kryesore turistike në Bruksel dhe mund të vizitohet falas çdo verë nga 22 korriku deri më 7 shtator.

3 – Pallati i Agimit, Brazil

rezidencat3

I ndërtuar ndërmjet viteve 1957 dhe 1958, rezidenca zyrtare e Presidentit të Brazilit, Pallati i Agimit (Palácio da Alvorada) është një nga rezidencat më të reja dhe më moderne të krerëve të shteteve në botë.

Emri i këtij pallati rrjedh nga thënia e ish-presidentit Brazilian, Juscelino Kubitschek, të cilën ai e përdorte shumë shpesh se “Brazilia është agimi i një epoke të re në historinë e Brazilit”.

I projektuar në stilin modernist nga Oscar Niemeyer, ky pallat që zë një sipërfaqe të përgjitshme të dyshemesë prej 7300 metra katrorë është një atraksion i popullarizuar turistik dhe njëherësh  konsiderohet  pjesë e Trashëgimisë Historike Kombëtare të Brazilit.

2 – Pallati Mbretëror në Norvegji

rezidencat2

I ndodhur në  komunën Asker, në perëndim të Oslos, ky pallat është rezidencë zyrtare e monarkut norvegjez.

I dizajnuar në stilin neo-klasik nga arkitekti norvegjez me prejardhje  daneze, Hans Linstow, në gjysmën e parë të shekullit të 19-të, pallati me 173 dhoma, aktualisht  është shtëpi e Mbretit Harald V dhe mbretëreshës, Sonja.

1 –Pallati Qeveritar në Peru

rezidencat1

I njohur edhe si Shtëpia e Pizarros, Pallati Qeveritar ishte seli e selisë qëndrore të qeverisë peruane dhe aktualisht shërben si rezidencë zyrtare dhe zyrë e Presidentit të Perusë.

Pallati Qeveritar është  ndërtuar nga pushtuesi spanjoll Francisco Pizarro në gjysmën e parë të shekullit të 16-të dhe atë mbi një varrezë  të madhe indiane.

Kjo residencë është rindërtuar shumë herë. Ndërtimi  i kësaj ekzistueses është bërë  në vitin 1930. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *