5 forcat më të hatashme luftarake në botë

Krenaria e çdo ushtrie janë forcat e saj luftarake speciale – të cilat dislokohen zakonisht në rastet kur për zgjidhjen e situatave të krijuara kërkohen shkathtësi dhe aftësi më të mëdha nga ato të zakonshmet – dhe kur operacionet e veçanta duhet të kryhen me sukses të plotë.

Këto situata mund të përfshijnë rastet e rebelimeve, spiunazhit, pengmarrjes etj.

Forcat luftarake zakonisht janë të kufizuara në numër, megjithatë, burimet dhe potenciali i tyre janë praktikisht të pakufizuara.

Ne kemi përpiluar një listë të 5 forcave më të llahtarshme luftarake nga e gjithë bota duke u bazuar në aftësitë e tyre operacionale.

Shërbimi Special Ajror (SAS) i Ushtrisë Britanike

special force1

Kjo forcë konsiderohen si pionier i forcave speciale luftarake dhe model për pothuajse të gjitha forcat e këtilla. Pjesëtarët e kësaj force, që raportohet të jetë edhe më e avancuara, janë të trajnuar në spiunazh, kundër kryengritjeve, shpëtim dhe luftë moderne. Aftësitë dhe shkathtësitë fizike  të  kësaj force janë të pakrahasueshme.

Delta Force e Ushtrisë Amerikane

special force2

Delta Force është numër një, kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit. Pjesëtarët e saj kryejnë  trajnime të sofistikuara komando për operacione që përfshijnë: operacionet kundër kryengritjeve, situatat e pengmarrjes dhe operacionet tjera kundër terrorizmit.

Për t’u rekrutuar në këtë forcë nuk është aspak e lehtë, meqë standardet janë shumë të larta dhe kandidatët e zgjedhur kalojnë nëpër një trajnim dërrmues (që asnjë asht ngjitur nuk ua lë).

Delta Force është e njohur për lëvizjen e saj të shpejtë në kohë të shkurtër dhe me aftësitë vdekjeprurëse që janë përdorur gjatë një operacioni kundër kryengritësve.

Forcat Speciale (Spetsnaz) të Ushtrisë Ruse

special force3

 

Ushtria ruse ka forca speciale të pajisura me teknologji të veçantë shumë të përparuar. Këto forca janë të njohura sidomos me trajnimin për torturim, gjatë të cilit rekrutët trajnohen që ta përballojnë, madje edhe ta shijojnë, dhimbjen duke shkuar deri në atë masë që të buzëqeshin edhe në rastet kur plagosen rëndë ose thyejnë ndonjë brinjë.

Spetsnaz  veprojnë vetëm në raste të veçanta të tilla si ofrimi  i mbrojtjes për disa persona të caktuar apo kryerja e operacioneve luftarake për shpëtim apo kundër kryengritëse etj.

Shayetet 13 e Ushtrisë Izraelite  

special force4

Këta komando kanë vullnetin që t’i ndërpresin shtegun çdo gjëje që kërcënon ekzistencën hebreje, si  Lufta e Dytë Botërore, duke përdorur fjalën e urtë kuptimi i fjalëpërfjalshëm i së cilës është “Jo më”. Shayetet13 janë forca më pro-aktive dhe më e zënë në botë.

Komandot e Marinës së Ushtrisë Franceze

special force5

Kjo forcë është e njohur për numrin e madh të specialiteteve që ka në dispozicion dhe atë jo vetëm  në operacione detare, por edhe në luftën tokësore ku është  e  aftë që t’ia bëjë armikut  jetën  ferr.

Aftësitë e tyre përfshijnë: ngarjen e makinave luftuarake, luftimin në det, ofrimin e mbështetjes në rreze të gjatë veprimi, njësitin e qenve dhe eksfiltrimin apo tërheqjen e fshehtë të ushtarëve nga  zona e rrezikshme.

Më tej – kjo forcë është e ndarë në gjashtë njësi të mëdha, sipas ekspertizës dhe aftësive luftarake. Sulmi i bashkërenduar i këtyre forcave është i njohur si një nga sulmet më të hatashme në botë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *