7 rregulla për realizim të fantazive seksuale

Mos hezitoni t’i lexoni këto 7 rregullave të arta, në mënyrë që fantazitë tuaja seksuale të bëhen reale!

Bisedoni haptas me partnerin për fantazitë tuaja seksuale, bisedoni për të gjitha gjërat, por vetëm haptas dhe sinqerisht.

Nëse jenë në lidhje serioze dhe disa fantazi seksuale ekzistojnë me partnerin/partneren, mbase ekziston mënyra t’i realizoni ato, mirëpo duhet të jeni të kujdesshëm dhe t’i respektoni këto 7 rregulla:

1. Bisedoni haptas

Me partnerin bisedoni për pasojat pozitive dhe negative të realizmit të fantazive seksuale. Nëse për këto gjëra do të bisedoni, kur ngjarjet të kenë përfunduar, mund t’ju lindin probleme. Bisedën duhet ta bëni para se t’ju ndodhin ngjarjet.

seks keshilla2

2. Përpiqu gjatë kohës kur bëni seks

Kur jeni duke bërë seks me partnerin/partneren, bëjeni një test të vogël dhe tregoni me zë fantazitë tuaja seksuale, që të shihni se a ju eksiton kjo apo që në fillim keni probleme me realizimin. Nëse partneri do t’ju bëjë vërejtje, p.sh. që përmendni gjatë seksit emrin e mashkullit tjetër, çka do të ndodhte nëse seksi i tillë të bëhej në treshe.

3. Shikoni film pornografik

Shikoni film pornografik, në të cilin ekzistojnë gjëra të cilat janë të afërta apo të ngjashme me fantazitë tuaja. Nëse ngjarjet në ekran ju eksitojnë të dyve, jenë në rrugë të mirë që fantazitë tuaja seksuale t’i bëni realitet. Nëse ndonjë pamje eksiton vetëm njërin nga ju, ndërkaq tjetri refuzon, atëherë është mundësia e madhe që ashtu edhe të ndodhë në realitet.

4. Bëni skenar

seks-keshilla1

Para se të realizoni fantazitë seksuale, bëjeni një skenar të hollësishëm. Edhe pse do të rrezikoni spontanitetin, për herë të parë më mirë është kështu, sepse në këtë mënyrë do t’i thoni të gjitha aspektet e fantazive dhe do të zbuloni të gjitha gjërat që i dëshironi.

5. Fantazinë seksuale gjithmonë mund t’i ndërprisni

Bazë e fantazisë seksuale është edhe ajo që në të kënaqeni të dy. Kjo do të thotë që patjetër duhet të merreni vesh, që nëse dikujt ndonjë gjë nuk do t’i jetë e përshtatshme mund ta ndërpresë kurdo që partneri tjetër duhet të ndalojë menjëherë.

6. Vetëm një bisedë mbi fantazinë seksuale nuk mjafton

seks keshilla3

Edhe pse me partnerin jeni marrë vesh që ndonjë fantazi seksuale të provoni ta bëni realitet, kjo nuk është assesi e mjaftueshme. Mbase gatishmëria e njërit apo tjetrit do të ndryshojë apo dëshironi të prisni ndonjë çast të veçantë. Bisedoni disa herë dhe shqyrtoni të gjitha mundësitë, vetëm kështu mund të konstatoni se a është mjaft e fuqishme dëshira.

7. Pa u frikësuar

Nëse me sukses i keni kaluar 6 rregullat e para, është shumë e sigurt që më asgjë nuk mund t’ju ndalë. Realizoni fantazinë tuaj seksuale dhe le të jetojë fantazia juaj. Kënaquni! /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *