Në fillim duket si një kamion. Por, prisni derisa të hapet!

Ky kamion-shtëpi që nga jashtë duket shumë i rëndomtë, ka hapësirë të mjaftueshme për të jetuar rehatshëm dhe për të udhëtuar prej një vendi në një vend tjetër, madje edhe me stil.

Gjatë udhëtimit, shtëpia është kompakte dhe komode për pronarët Jola dhe Justin dhe birin e tyre Piko. Por, kjo në të vërtetë nuk është një shtëpi e zakonshme e lëvizshme, meqë ajo shndërrohet në  një kështjellë të gjerë, e cila është krijimtari e imagjinatës fantastike.

Kamioni, i paraqitur në kanalin e YouTube, “Living In A Big Tiny House”, që ligjërisht mund të qarkullojë në komunikacion, ka  furnizim të pavarur të energjisë.

Ai e ngrohë ujin me anë të një sistemi të kombinuar të paneleve diellore në çati, zjarrit të kaminit   dhe atij të gazit, ndërsa ujin e shiut nga çatia e mbledhë në një rezervuar uji nën-kamion.

kamion shtepia444

Kjo shtëpi e vogël e ka të ngjitur edhe një bar. Në aspektin inxhinierik dhe të krijimtarisë kjo është me të vërtetë mahnitëse! /NGJYRA.COM/

kamion shtepia222 kamion shtepia666 kamion shtepia555 kamion shtepia333

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply