Ja si u bë Gjermania Kampion i botës në futboll

Futbolli është vetëm një ilustrim se si Gjermania, çdo ditë e më shumë, po bëhet njëra prej fuqive më të mëdha botërore.

Pas debaklit të pësuar në Euro 2000 Federata gjermane e futbollit ka investuar në akademitë e veta të futbollit hiç më pak se 1 miliardë euro, dhe kështu për vetëm 10 vjet ky investim e solli Kupën e Botës në duart e gjermanëve.

Futbolli është vetëm një ilustrim i metodave të reja që përdor Gjermania për t’u bërë një nga fuqitë më të mëdha botërore.

Revista amerikane Newsweek kohë me parë e ka përshkruar shekullin 21 si shekull të gjermanëve, të cilët punojnë sipas parimit – gjeje problemin, analizoje, dhe zgjidhe atë – dhe kjo gjë në Gjermani bartet nga jeta e përditshme në biznes, e madje edhe në gjeopolitikë.

Dominimi britanik në shekullin 19 bazohej në fuqinë kolonialiste, ai amerikan në shekullin 20 në hegjemoninë ushtarake dhe kulturore, ndërsa koncepti gjerman i dominimit të ‘fildishtë’ në shekullin 21, ka të bëjë me eksportin e qetë të modelit të tyre politik dhe biznesor.

Në ekonomi ky model nënkupton ‘ekonominë mittelstand’ – një numër të madh të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (me 50 deri në 500 të punësuar), që punësojnë më shumë se një të tretën e gjermanëve.

Në qoftë se ëndrra amerikane nënkupton përparimin e individit në shkallën shoqërore, e që është i kapshëm vetëm për 1% të njerëzve, që mund ta kenë jetën ‘fenomenale’, ëndrra gjermane parasheh një botë ku as jeta e 99% të njerëzve të tjerë nuk do të jetë gjithaq e keqe.

German soccer fans celebrate at the end of the 2014 World Cup soccer match between Germany and Algeria at Copacabana beach in Rio de Janeiro

Për shëmbull, në Gjermani “mungesa e nënës” është zëvëndësuar me “mungesën e prindërve”, ku çifteve që ndajnë bashkërisht mungesën në punë – për shkak të bebes, u mundësohet deri në 14 muaj pushim me pagesë.

Po ashtu janë liberalizuar edhe ligjet për punë, kështu që sot papunësia në këtë shtet është relativisht e ulët.

Stephen Green, autor i librit që trajton tematikën, se si e kaluara gjermane po e ndërton të ardhmen e saj, këtë gjë e shpjegon me trashëgiminë historike të qyteteve-shtete të Gjermanisë, të cilët fuqinë e tyre e mbështesin në bashkëpunim.

Parimet gjermane jo vetëm që janë bërë të pranueshme për botën tjetër, por edhe janë bërë të dëshirueshme.

“Gjermania po ndihet gjithnjë e më mirë brenda lëkurës së vet”, thekson Green.

Money and plant.

Kriza botërore ka ndikuar që Gjermania të shndërrohet në fuqinë kryesore ekonomike në Evropë. Kritikët, megjithatë, theksojnë se Gjermania nuk mund të presë bashkëpunimin me të tjerët nëse kërkon prej të gjithëve të sillen mu si ajo.

Megjithatë, laburisti britanik Stewart Wood kohë më parë ka deklaruar se duhet pranuar faktin që në Gjermani ka aq shumë gjëra me të cilat duhet krenuar, dhe se ekzistojnë shumë gjëra që mund të mësohen nga gjermanët.

Kosova larg sistemit gjerman

Për të treguar që Kosova është larg sistemit gjerman, mund të përmendim shembullin e futbollit në Kosovë – i cili vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme.

Në bazë të një hulumtimi që ka bërë kohë më parë një e përditshme në Kosovë, në futbollin e pasluftës, janë shpenzuar (një pjesë dhe keqpërdorur) rreth 50 milionë euro dhe atë në klubet më të mëdha të vendit. Për akademitë të mos flasim…

Dhe arsyetimi, sigurisht i atribuohen buxhetit të vogël të Kosovës, por i cili, fatkeqësisht  – për asnjë qeveri – nuk qe i vogël për shpenzime luksi. /© NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply