Apartamenti i vogël me shumë shtretër

Dizajnerët nga kompania “h2o Architects”, kanë realizuar interierin e një apartamenti modern në Menuires. Ideja dhe kërkesa kryesore ishte – rritja e sipërfaqes së qëndrimit ditor, pa modifikuar ndonjë prej elementeve strukturore apo mbështetëse.

Po ashtu atyre u ishte kërkuar të krijonin hapësirë për 2 banja në vend të një, dhe të mbahej numri i njëjtë i shtretërve: 8 shtretër në 55 m2.

8 shtreter4

Për të shfrytëzuar maksimalisht hapësirën, ​​arkitektët vendosën ta përmbysin perspektivën; duke mos i përshtatur mobiliet me apartamentin, por apartamentin me mobiliet.

Një kurbë e madhe prej druri përshkon tërë sipërfaqen e sheshtë. Rreth saj janë mbledhur të gjitha funksionet themelore të shtëpisë, duke krijuar një hapësirë ​​të madhe të lirë kah dritaret, që ofrojnë pamje panoramike drejt maleve.

8 shtreter3

Kjo pjesë përfshin: hapësirën e magazinimit, njësitë e mbivendosura të gjumit, këndin për lexim, kuzhinën dhe banjën (shpinë për shpine).

Janë mobilet ato që e strukturojnë hapësirën, ndërkaq perdet mundësojnë intimitet më të madh rreth njësive të fjetjes. /NGJYRA.COM/

8 shtreter1 8 shtreter11 8 shtreter10 8 shtreter9 8 shtreter8 8 shtreter7 8 shtreter6 8 shtreter5

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply