Uh, zogu tërë kohën po më ngrihet!

Puberteti shumë djelmoshave u shkakton disa dilema. Pra, cilat janë dilemat e pakëndshme?

A është normal penisi im?

makina mast1

Shumë adoleshentë përjetojnë trauma të ngjashme me penisin e tyre, si edhe shumë vajza me zhvillimin e sisëve. Shpesh shfaqen ndjenja të pakëndshme dhe gjithashtu pyetje të ndryshme mbi madhësinë, zhvillimin dhe estetikën e penisit, përkatësisht të sisëve.

Djelmoshat shpesh janë të brengosur përse penisi i tyre nuk është mjaft i madh. Nëse atë dilemë ua tregojnë prindërve, le t’ua shpjegojnë që gjenitalet seksuale në gjendje të qetë dallohen nga mashkulli tek mashkulli tjetër, ndërsa në gjendje të ngritur janë dukshëm të ngjashëm dhe zakonisht të gjatë 12,5 cm deri në 17.5 cm.

Rritja e penisit në vitet e hershme te tinejxherët akoma nuk përfundon. Por, po qe se shfaqen qimet dhe rriten koqet, ndërkaq penisi akoma është i vogël, adoleshenti duhet të shkojë te mjeku për të shikuar në mos ka ndonjë parregullsi në zhvillim.

Ereksioni i papritur

makina mast2

Djelmoshat ereksionin e përjetojnë madje edhe para se të lindin, pra në barkun e nënës. Ndërkaq ereksioni fillon të shfaqet në moshën e pubertetit, shpesh edhe papritur dhe atëherë kur kjo më së paku është e përshtatshme. Atëherë gjenitali seksual punon me kokën dhe vullnetin e vet. Ereksionet e papritura janë dukuri më së paku të pakëndshme dhe përcjellëse të zhvillimit gjenital.

Mund të shfaqen në çdo kohë, mjafton vetëm një stimulim i paqëllimshëm. Ereksionin mund ta shkaktojnë të menduarit për seksin, fotografitë erotike, ëndrrat erotike, por edhe fshikëza e mbushur.

Kuptohet se kështu u ndodh të gjithë djelmoshave, ndërkaq ereksionin e papritur mund ta largojnë duke menduar për diçka të pakëndshme apo monotone. Për shembull, të menduarit për detyrat e shtëpisë apo për ndeshjen e futbollit.

Njollat në çarçafë

makina mast3

Derdhja e spermës është shenjë që djaloshi është pjekur seksualisht. Pra, shumë herë mund të ndodhë që në mëngjes në çarçafë të ketë njolla të dukshme nga sperma, përkatësisht, siç thonë disa – pasoja të ëndrrave erotike.

Për shumë djelmosha ky është ejakulimi i parë që përjetojnë, pra nëse nuk janë për këtë të gatshëm mund të frikësohen dhe të hutohen.

Nëse babai dëshiron që i biri të mos krijojë pikëpamje të gabueshme, duhet që të bisedojë me të.  /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply