Ayam Cemani: Pulat krejtësisht të zeza

Ngjyra e zezë nuk është diçka e pazakontë për shtazët apo shpezët, p.sh; ka arinj të zi, qenë, mace, zogj, por lloji i pulave Ayam Cemani dallohet prej të gjitha këtyre, sepse ato janë të të zeza si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme.

Puplat e tyre janë të zeza, sqepat, kthetrat, madje edhe mishi, eshtrat dhe të gjitha organet e brendshme janë të tilla.

Ayam Ceman2

E vetmja gjë që nuk është krejtësisht e zezë te këto pula është gjaku, megjithëse edhe ai është aq i errët saqë njerëzit shpesh mendojnë se është i zi.

Fjala “Ayam” do të thotë “pulë” në Indonezi dhe “Cemani” do të thotë “krejtësisht e zezë”. Kjo racë e pazakontë origjinën e ka nga Java e Indonezisë, ndërsa në Evropë është sjellë tek në vitin 1998, kur ky lloj ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të shpezëve për shkak të dukjes dhe gjenetikës së saj.

Përndryshe, Ayam Cemani është një nga llojet më të shtrenjta të pulave në botë –  një pulë e këtillë e arrin çmimin deri në 2.500 dollarë.

Ayam Ceman4

Këto pula janë të zeza për shkak të karakteristikës gjenetike të njohur si “fibromelanosis”, e cila ndihmon në përshpejtimin e krijimit të qelizave të zeza të pigmenteve.

Gjeni që shkakton fibromelanosisin është një mutacion që ekziston në Azi për më shumë se 800 vjet, e i cili përfshin disa lloje të shpezëve, siç janë pulat e zeza suedeze, të cilat kanë të njëjtat veti si Ayam Cemani.

Ayam Ceman6

Në Azi, mishi i kësaj pule vlerësohet shumë, sepse në disa rajone besohet se ka fuqi magjike. Në disa vende ato therren në rastet kur lind një fëmijë, sepse besohet se ajo do t’i sjellë lumturi nënës dhe të sapolindurit.

Këto pula therren edhe në ngjarje të tjera të rëndësishme në jetë, sepse në përgjithësi besohet se sjellin fat të mirë. /NGJYRA.COM/

Ayam Ceman5 Ayam Ceman3

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply