Çiftet e famshme që pritet të ndahen këtë vit

Disa prej ndarjeve të shumta të çifteve të të famshmëve që ndodhën në gjysmën e parë të këtij viti ishin të pritura, për shkak të problemeve që kishin ato për një kohë. Ndërsa disa çifte të tjera, ndonëse janë duke u përpjekur që të jenë sa më të matur me deklaratat për media, ka të ngjarë që deri në fund të këtij viti të ndahen përfundimisht.

6. Khloe Kardashian dhe French Montana

Khloe Kardashian dhe French Montana

Ka shumë të ngjarë që lidhja e Khloe dhe French, të cilët shtatorin e kaluar u patën ndarë për një kohë të shkurtër, të mos jetë jetëgjatë.

5. Ryan Gosling dhe Eva Mendes

tff beyond the pines 080912

Që nga shtatori i vitit të kaluar kur u lindi vajza Esmerelda, Gosling dhe Mendes nuk janë parë së bashku.

4. Sean Penn dhe Charlize Theron

Los Angeles Premiere of The Gunman

Problemi në këtë lidhje, si edhe në lidhjet e tjera të Pennit, duket të jetë fakti se ai është shumë idhnak.

3. Tori Spelling dhe Dean McDermott

Tori Spelling dhe Dean McDermott

Martesa e Torit dhe Deanit ishte buzë greminës në fillim të këtij viti kur, krahas problemeve financiare, ky i fundit ishte zënë në vepër me një fëmer tjetër.

2. Avril Lavigne dhe Chad Kroeger

2013 Billboard Music Awards - Arrivals

Ndonëse janë martuar para pak më shumë se një viti, këtë pranverë Avril dhe Chad janë zënë aq keq saqë thuhet se vështirë se do ta presin vitin e ri së bashku.

1. Amber Heard dhe Johnny Depp

Amber Heard dhe Johnny Depp

Kohët e fundit marrëdhenia e Johnnyt me Amberin (23 vjet më të re në moshë) është ftohur aq shumë saqë ka pak të ngjarë të shpëtojë pa u ngrirë këtë fundvit. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply