Katër shkaqet që çojnë drejt shkurorëzimit

Tradhtia bashkëshortore shpeshherë është vetëm simptomë e katër problemeve më të thella – të cilat çojnë në shkurorëzim, ka konstatuar psikoterapeutja e famshme Micki McWade.

Sipas saj, ekzistojnë katër probleme të papërballueshme të cilat asnjë bashkëshortësi nuk mund t’i mbijetojë e megjithatë, tradhtia nuk është asnjë prej tyre.

Këto probleme, sipas saj, janë:

1. Ndërprerja e partneritetit

2. Ankesat kronike dhe fajësimi

3. Narcizmi dhe

4. Varësia

Couple mad at each other in their living room

Partnerët nuk janë me partnerë

Kur personi ndjen se partneri i tij është i papërgjegjshëm, i papjekur, i pasigurt, ose vetjak, dinamika bashkëshortore do të rrënohet sikur se një kullë letrash, duke rrezikuar kështu intimitetin dhe tërheqjen seksuale.

Njëri partner, në këtë rast, do të ftohet nga lidhja – ndërsa, varianti më ekstrem është se mund të vije deri te dhuna në familje.

Prandaj, që një partner të mos ftohet nga marrëdhënia bashkëshortore, është gjë shumë e rëndësishme që të kuptohen shenjat e para  dhe të ndërmerret diçka në atë drejtim.

Ankesat kronike, fajësimi…

Kur problemet në bashkëshortësi nuk zgjidhen sipas dëshirës së të dyja palëve, gradualisht fillon të lindë pakënaqësia që rrënon marrëdhënien mes partnerëve.

Zgjidhja e problemeve me kompromis është shumë më e rëndësishme sesa kush do ta ketë fjalën e fundit mes partnerëve. Personat që nuk dinë të pranojnë përgjegjësinë, nuk i kanë punët mirë në bashkëshortësi…

Young couple has problems in their marriage

Narcizmi

Secili njeri i nënshtrohet paksa narcizmit, mirëpo problemi lind atëherë ku partnerët nuk ndjejnë dhembshuri ndaj njëri tjetrit, por fjalosën se – cili punon më shumë, cili kalon më shumë kohë më fëmijë, cili e ka pasur ditën më të rëndë, e kështu me radhë.

Partnerët duhet të marrin në konsideratë kontributin e njëri-tjetrit, përndryshe, do t’u krijohet përshtypja se njëri prej tyre është më pak i angazhuar në familje – dhe kësisoj do të lindë edhe keqkuptimi.

Varësia ndaj drogës, alkoolit…

Varësia ndaj alkoolit, drogës… çdoherë do të jetë preokupim i personit të varur, madje dhe para familjes dhe bashkëshortësisë. Kjo pakujdesi ndaj familjes do të shkaktojë zemërim apo turpërim te partneri.

Nëse i varuri nuk është i aftë që të heqë dorë nga shprehia e keqe, ai çdoherë do të bartë fajin mbi partnerin, i cili për një kohë do të mundohet të shpëtojë bashkëshortësinë… mirëpo kjo situatë nuk mund të zgjasë në pafundësi. /NGJYRA.COM/

arsye cifti333

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *