Njihuni me sportistin më të paguar të të gjitha kohëve

Çdo ditë lexojmë apo dëgjojmë raporte mediale për transfere të shtrenjta në botën e futbollit, apo dhe përfitimet “qesharake” që marrin sportistët e famshëm nga reklamat. Sportistët më të paguar të ditëve të sotme si, Tiger Woods, Floyd Mayweather, Messi apo Ronaldo, vlejnë disa qindra miliona dollarë – megjithatë, pasuria e tyre është “hajgare hesapi” krahasuar me pasurinë që kishte fituar sportisti më i paguar i të gjitha kohëve…

Ndoshta kurrë nuk këni dëgjuar për të, mirëpo karrocieri romak, Gaius Appuleius Diocles, gjatë karrierës së tij 24-vjeçare, kishte fituar aq shumë sestercë (monedha të argjendta romake), sa që – në ditët e sotme – vlera e tyre do të ishte e barabartë me 15 miliardë dollarë.

Kjo shumë e sestercëve (35,863,120 sish) do të ishte e mjaftueshme që të financohej një e pesta e ushtrisë romake – në kohën e saj më të artë, apo dhe të ushqehej e gjithë Roma antike brenda një viti.

Cayo Apuleyo Diocles33

Diocles, i lindur në Lusitanian, në shekullin II të erës së re, karrierën e tij e kishte filluar në moshën 18-vjeçare, ndërsa kishte qenë aktiv në këtë lloj të sportit, për një periudhë të pabesueshme, plot 24 vjet. E themi të pabesueshme, sepse shumë pjesëmarrës të këtij sporti të rrezikshëm vdiqnin fare të rinj.

Ngasja e karrociereve në atë kohë ishte e popullarizuar mu siç janë të popullariuara sot garat e makinave – me një dallim “të vogël” – karrocierët ishin të armatosur me shpata, në rast se kundërshtari do të afrohej shumë.

Gjatë karrierës së tij, Diocles kishte marrë pjesë në 4,257 gara, kishte fituar në 1,462 prej tyre, ndërkaq në 1,483 tjera kishte përfunduar në vendin e dytë ose të tretë.

Cayo Apuleyo Diocles2

Ai çdoherë e drejtonte karrocierën që tërhiqej nga katër kuaj – dhe në këtë kategori ishte shumë më i zoti se konkurrentët e tij.

Pasi ishte tërhequr nga sporti, në moshën 42-vjeçare, Diocles ishte nderuar me një statujë në qendër të Romës, të cilën ia ndërtuan karrocierët tjerë bashkë me publikun, i cili adhuronte – dhe, kjo është arsyeja pse dimë aq shumë për jetën e tij.

Po ashtu ekzistojnë shumë tregime të shkruara për jetën e Dioclesdhe fatmirësisht një numër i madh i tyre janë ruajtur deri në ditën e sotme. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply