Rrota më e lartë rrotulluese për argëtim në hapësirë të mbyllur

Qendra Universale Argëtuese dhe Kulturore në Ashgabat të Turkmenistanit – e cila zyrtarisht është hapur për publikun më 18 maj të vitit 2012 – ka hyrë në Librin e Rekordeve Botërore të Ginisit si vendi me rrotën më të lartë rrotulluese për zbavitje në hapësirë të mbyllur.

Në skajet e kësaj rrote rrotulluese, 95 metra të lartë, ka 24 makina që mbajnë nga gjashtë pasagjerë në të njëjtën kohë.

Kostoja totale për ngritjen e kësaj qendre në të cilën ka edhe teatro filmi, një planetarium, birila dhe një restorant, është vlerësuar të jetë rreth 90 milionë dollarë.

Nga pika më e lartë e rrotës rrotulluese, qyteti i Ashgabatit duket sikur të jetë i ndërtuar me mermer të pastër të bardhë. /NGJYRA.COM/

Ferris Turkmenistan 2 Ferris Turkmenistan 3 Ferris Turkmenistan 5 Ferris Turkmenistan 6 Ferris Turkmenistan 4

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply