Shembulli më i vjetër i dizajnit abstrakt

Në vitin 2007, arkeologët që studionin guacat e detit  të mbledhura nga ishulli Java, në Indonezi, zbuluan  një e cila doli të këtë gravura në sipërfaqen e saj. Të tjerat kishin vrima karakteristike afër pjesës ku guacat bashkohen, çka tregon se dikush kishte përdorur mjete në to.

Në vitin 2014, një ekip i studiuesve konfirmoi se guaca ndoshta ishte mjet i ndonjë lloj arti. Gravurat  ishin vepër e njeriut, ndoshta atij Homo Erektus, për të cilin ishte menduar se ishte i vetmi i aftë për të përdorur mjete guri.

guaca4444

Edhe më i habitshëm është fakti se modeli zigzag i gravurës tregon shembullin më të vjetër deri më tani të njohur të përfaqësimit abstrakt të Hominidëve.

Sipas ekipit të udhëhequr nga Josephine Joordens e Universitetit Leiden në Holandë kjo guacë doli të jetë rreth 500.000 vjet e vjetër. Ata erdhën në përfundim se shenjat ishin gdhendur dhe se vrimat në shumicën e guacave ishin bërë nga dhëmbët e peshkaqenit, të cilët po ashtu ishin gjetur ne vendin e njëjtë me guacat.

Studiuesit e përjashtojnë mundësinë që gravurat e bëra në mënyrë precize dhe të pagabueshme të mund të jenë një shaka apo të bëra kohët e fundit.

guaca2222

Megjithatë, ende është heret që kjo të mund të merret si dëshmi bindëse, meqë ende nuk është e qartë nëse Homo Erektus ka pasur një prani të shquar në këtë ishull, andaj gravurat mund të kenë qenë punë e mëvonshme e Homo Sapiensit.

Derisa të gjenden më shumë shembuj, nuk mund të bëhet asnjë konkluzion  i qëndrueshëm, por edhe në qoftë se kjo del të mos jetë qëllimisht simbolike, padyshim se në fund të fundit kjo është shkarravina më e vjetër e gjetur ndonjëherë. /NGJYRA.COM/

guaca3333

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *