Shkallët Haiku, rruga drejt qiellit

Shkallët Haiku, të njohura edhe si Shkallët për në Qiell, janë një shteg këmbësorësh në ishullin Oahu (Havai), i cili duket sikur zhduket në horizont.

Në fillim të këtij shtegu janë shkallët e zakonshme të përforcuara për shkëmb, të cilat e lehtësonin  ngjitjen gjatë ndërtimit të transmetuesit gjigant VLF gjatë Luftës së Dytë Botërore.

METALSTAIRS9

Për shkak të vendndodhjes ideale gjeografike të ishullit dhe shkëmbinjëve të tij të lartë, transmetuesi mund të transmetonte sinjal deri te nëndetëset që patrullonin përreth Japonisë.

Në fund të viteve 1960-ta transmetuesi është shndërruar në një stacion të sistemit të navigimit Omega, i cili ishte në përdorim deri në vitin 1997.

Në vitin 1950, shkallët prej druri u zëvendësuan më ato prej metali dhe në shtegun që çon tek transmetuesi u vendosën gjithsej 3922 shkallë, me parmakë mbajtës.

METALSTAIRS12

Shtegu zyrtarisht është mbyllur në vitin 1987, mirëpo shumë alpinistë dhe aventurierë ende vazhdojnë t’i injorojnë shenjat e ndalimit dhe rregullisht i shfrytëzojnë ato për të arritur në majë të malit prej ku pamjet janë spektakolare. /NGJYRA.COM/

METALSTAIRS1 METALSTAIRS4 METALSTAIRS5 Haiku Stairs aka Stairway to Heaven on O'ahu, Hawaii. METALSTAIRS7 METALSTAIRS8 METALSTAIRS10 The stairs begin in the lush valley of Kaneohe Forest under the METALSTAIRS2 METALSTAIRS14 METALSTAIRS15 METALSTAIRS16 METALSTAIRS17

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *