Të famshmit me shpirt të madh

Ka aq shumë të famshëm që janë të bukur sa që kjo s’do koment. Me këtë fakt jemi bindur duke  i parë në ceremoni të ndryshme, në ekran, apo dhe në rrugë. Sidoqoftë, disa prej tyre kanë dhe një bukuri tjetër – që jo të gjithë yjet e shoubiznesit apo sportit e kanë, dhe ajo është bukuria e tyre e brendshme, respektivisht shpirtërore e humane. Por, cilët janë ata/ato, të shohim në vijim.

1. Kevin Durant

KEVIN DURANT

Ky basketbollist nuk shquhet vetëm në fushën e sportit – por, madhështia e tij është parë edhe kur SHBA-të ishin goditur nga tornadoja e madhe. Ai dha hiç më pak se 1 milion dollarë të parave të tij për njerëzit e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Nga të gjithë të famshmit, duket se Kevin ka zemrën më të madhe.

2. Jennifer Lawrence

www.hdnicewallpapers.com

Ndoshta dhe mund ta keni ditur se Jennifer ka zemër të madhe dhe se është një artiste e përkryer – por, ndoshta nuk e keni ditur se ajo ka arritur të sensibilizojë opinionin dhe të mbledhë shuma të konsiderueshme parashë për adoleshentët me aftësi të kufizuar. Ky fakt e radhitë atë në mesin e yjeve që posedojnë bukuri të brendshme të papaparë.

3. Ryan Seacrest

human ryan-seacrest3

Ylli i radiove amerikane  dhe producenti RyanSeacrest, nuk është vetëm një djalosh i pashëm, por edhe një bamirës i  pashoq. Fondacioni i tij, “The Ryan Seacrest Foundation”, ka arritur të mbledhë shuma të konsiderueshme parashë për fëmijët të shtruar në spitale.

4. Paul Walker

kinopoisk.ru

Iku shpejt nga kjo botë, por la mbresa të pashlyeshme në kinematografi. Paul Walker, aktori me prejardhje shqiptare – duket se kishte trashëguar humanitetin e popullit të tij, sidomos të Nënës Terezë. Ai kishte punuar me zell me organizatat që kishin ndihmuar popullatën e prekur nga fatkeqësitë natyrore – duke kontribuuar në mbledhjen e fondeve.

5. Charlize Theron

human Charlize Theron5

E njini sigurisht nga filmat e shumtë – por, Charlize është e zënë edhe me jetën e saj private, një pjesë të së cilës e ndanë për njerëzit në nevojë. Duke mbledhur fonde, ajo ka ndihmuar shumë njerëzit e prekur nga SIDA në Afrikë. Ajo, po ashtu, ka ndihmuar dhe shkollimin e fëmijëve si dhe luftimin e shumë sëmundjeve në botë.

6. Bono

FRANCE-MUSIC-BONO

Përkundër moshës, Bono vazhdon të jetë një prej meshkujve më atraktiv për gjininë femërore. Por, Bono njihet edhe për shpirtin e tij të madh human. Ai ka bërë aq shumë punë bamirësie, sa që tre herë ka qenë i nominuar për Çmimin Nobel të Paqes. Bono angazhohet shumë për zhdukjen e varfërisë në kontinentin e Afrikës si dhe luftimin e sëmundjes së SIDA-s.

7. Nicole Kidman

human Nicole-Kidman7

Kidmanin nuk do ta shihni shpesh të zhveshur nëpër revistat rozë. Megjithatë, ajo ka arritur të pushtojë botën me rolet e saj, pamjen, por dhe me shpirtin e madh që ka. Ajo është ambasadore e vullnetit të mirë e Kombeve të Bashkuara, ku angazhohet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Dhe, deri më tash, ka realizuar shumë fushata të suksesshme në këtë drejtim. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply