Tianmen Shan – Porta hyjnore

Pavarësisht prej motit, Tianmen Shan, “Porta hyjnore” në Kinë duket si një portë që çon në një botë krejt ndryshe.

Shpesh e rrethuar nga mjegulla, kjo vrimë në shkëmb është formuar gjatë ndryshimeve gjeologjike që ndodhën në vitin 236, kur një numër i madh i shpellave ishte shembur ndërsa porta hyjnore ishte hapur.

Sipas legjendës së vendorëve, kjo portë në malet Tianmen është një lidhje ndërmjet të vdekshmëve dhe perëndive.

Tianmen Shan 5

Për të aritur deri tek porta duhet të kalohen 999 shkallë të pjerrta të gdhendura në shkëmb.

Përveç shkallëve të cilat edhe sot e kësaj dite nuk dihet se kush i ka punuar, ka edhe shumë kasolle të cilat, sipas legjendës kineze, gjithmonë kanë qenë vende ku udhëtarët kanë pushuar dhe janë lutur.

Në krye të shkallëve, në një lartësi mbidetare prej rreth 1.250 metrash, në shkëmb është e hapur vrima rreth 55 metra e gjerë dhe rreth 130 metra e lartë. /NGJYRA.COM/

Tianmen Shan 7 Tianmen Shan 6 Tianmen Shan 8 Tianmen Shan 4 Tianmen Shan 2 Tianmen Shan 3

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply