Mali Roraima, një nga formacionet më të vjetra gjeologjike në botë

Mali Roraima është kufiri natyror ndërmjet Venezuelës, Brazilit dhe Guajanës. Ky kufi prej shkëmbinjve shumë të pjerrtë masiv që arrinjnë lartësinë deri në 400 metra, shpesh arrin mbi re duke krijuar iluzionin e “Ishullit në re”.

Në majën e këtij mali të rrafshtë si pllakë mund të ngjiten vetëm alpinistët më me përvojë, ose këmbësorët më këmbëngulës  të cilët janë të gatshëm të ecin dy ditë rrugës tërthore.

Mali Roraima4

Roraima konsiderohet të jetë një nga formacionet gjeologjike më të vjetra të njohura në botë, meqë llogaritet se ai është i vjetër rreth dy miliardë vjet.

Shiu, që pothuajse çdo ditë bie në të, ka krijuar një ekosistem unikat që përfshin disa lloje endemike (siç janë disa bimë mishngrënëse) dhe disa nga ujëvarat më të larta në botë.

Mali Roraima10

Mali Roraima luan një rol të madh në mitet dhe folklorin e njerëzve që jetojnë në këtë zonë, ndërsa në kulturën perëndimore ai është bërë i njohur nga romani i Conan Doyle, Bota e humbur (1912).

Ky mal ka shërbyer edhe si frymëzim për filmin e animuar të popullarizuar të Pixarov-it, “Up” të vitit 2009. /NGJYRA.COM/

Mali Roraima8 Mali Roraima1 Mali Roraima9 Luftaufnahmen Mount Roraima Mali Roraima15 Mali Roraima12 Mali Roraima3 Mali Roraima5 Mali Roraima6 Mali Roraima14 Mali Roraima16 Mali Roraima2

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply