Vendkalimet rrugore për kafshët e egra

Shpyllëzimi i shpejtë dhe ndërhyrja e tepërt e njeriut në mjedisin ku jetojnë kafshët e egra ka bërë që shpesh këto kafshë të shihen në vendbanimet e njerëzve. Ndërhyrja në mjedisin ku jetojnë kafshët e egra zakonisht ndodh për shkak të keqpërdorimeve dhe kur rrugët, hekurudhat, kanalet, linjat e energjisë elektrike dhe tubacionet kalojnë nëpër mjediset ku ato jetojnë.

Gjatë përpjekjes për ta kaluar rrugën kafshët e egra shpesh gjenden para automjeteve që lëvizin me shpejtësi rëndom të madhe. Numri i kafshëve që bien viktimë gjatë tentimit për ta kaluar rrugën ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në uljen e numrit të disa llojeve të kafshëve në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, duke përfshirë Drerin bishtë-bardhë, Panterën e Floridës dhe Ariun e zi.

venkalimi shtazet3

Sipas një studimi të bërë në vitin 2005, çdo vit në Shtetet e Bashkuara ndodhin rreth 1.5 milion aksidente trafiku në të cilat janë të përfshirë drerët. Dëmet e automjeteve të shkaktuara nga këto aksidente llogariten në rreth 1.1 miliard dollarë.

Përveç kësaj, tek llojet e kafshëve që nuk janë në gjendje të kalojnë  rrugën për të arritur tek burimet e ushqimit, strehimi dhe çiftëzimi, normat e riprodhimit dhe të mbijetesës janë gjithnjë në rënie.

Një mënyrë për të minimizuar konfliktet e njeriut me kafshët e egra është ndërtimi i vendkalimeve për kafshët e egra të tilla si urat dhe nënkalimet, të cilat do t’ua mundësonin kafshëve që të kalojnë në mënyrë të sigurt pengesat e bëra nga njeriu.

venkalimi shtazet4

Vendkalimet e para për kafshë të egra janë ndërtuar në Francë gjatë viteve 1950-ta. Që atëherë, përveç Francës edhe disa vende tjera evropiane si Holanda, Zvicra e Gjermania kanë ndërtuar struktura të ndryshme të kalimit të rrugës.

Kalimet e kafshëve të egra janë duke u përhapur gjithnjë e më shumë edhe në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Vendkalimet më të njohura të kafshëve të egra në botë gjenden në Parkun Kombëtar Banff Alberta, i cili park është i ndarë në dysh nga një rrugë e madhe komerciale e quajtur Autostrada Trans-Kanadeze.

Për ta reduktuar efektin e autostradës me katër korsi, janë ndërtuar 24 mbikalime dhe nënkalime për të siguruar lidhjen e mjediseve ku jetojnë kafshët dhe për të mbrojtur motoçiklistët.

venkalimi shtazet5

Këto vendkalime shfrytëzohen rregullisht nga arinjtë, drerët, ujqit e shumë lloje të tjera kafshësh.

Në 30 vitet e fundit, në Shtetet e Bashkuara janë ndërtuar mijëra vendkalime për kafshët e egra, duke përfshirë lëshesa, ura e mbikalime, të cilat shërbejnë për t’i mbrojtur dhitë e malit në Montana, Picërrakët me pika në Massachusetts, Delet me brirë të mëdhënj në Kolorado, Breshkat e shkretëtirës në Kaliforni dhe Panterat e rrezikuara në Florida.

Holanda po ashtu ka mbi 600 nënkalime dhe ekodukte të kafshëve të egra. Në Veluwe, që është ultësira më e madhe natyrore në Evropën Veriore, me një sipërfaqe prej 1000 kilometra katrorë pyje, shkurre dhe rërë ka nëntë ekodukte, mesatarisht 50 metra të gjera nëpër të cilat kafshët e egra lëvizin andej e këndej autostradave që e përshkojnë kryq e tërthorë këtë ultësirë.

venkalimi shtazet8

Në Holandë gjendet po ashtu edhe ekodukti më i gjatë në botë i kafshëve të egra, i quajtur Natuurbrug Zanderij Crailo.

Kjo strukturë masive, e përfunduar në vitin 2006, është 50 metra e gjerë dhe mbi 800 metra e gjatë dhe shtrihet mbi një linjë hekurudhore, park biznesi, lum, rrugë dhe një kompleks sportiv. /NGJYRA.COM/

venkalimi shtazet6 venkalimi shtazet7 venkalimi shtazet2

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply