10 femrat më të “forta” të James Bondit

Të luash rolin e femrës së agjentit sekret Bond, është një nga punët më prestigjioze në aktrim – meqë joshja, bukuria dhe sensualiteti i roleve është i pashembullt dhe për të luajtur këtë rol, një aktore jo vetëm që duhet të jetë magjepsëse, por edhe të jetë në gjendje të reflektojë epshin dhe rrezikun që i përcjellë femrat e 007-it. Ju sjellim në vijim 10 femrat më të “forta” të Bondit – që në kinematografi njihen si “Bond Girls”.

10. Miss Caruso – Live And Let Die

bond111

Luajtur nga Madeline Smith, Miss Caruso është mishërim i një zonje argëtuese italiane që gjithmonë i bënë gjërat sipas mënyrës se saj.

9. Xenia Onatopp – Goldeneye

bond222

Xenia mund të jetë një psikopate e dhënë pas admiralëve tullac, por megjithëkëtë ajo është shumë e  “nxehtë”.  Rolin e Xenias e ka luajtur Famke Janssen.

8. Tracy Bond – On Her Majesty’s Secret Service

bond333

Diana Rigg ka luajtur rolin e të vetmës zonjë të James Bondit, e cila ishte shumë gjakftohtë dhe guximtare e madhe.

7. Vesper Lynd – Casino Royale

bond444

Aktorja e mrekullueshme franceze, Eva Green luajti rolin e  Lynd në Casino Royale, që konsiderohet  si një nga filmat më të mirë në vitet e fundit për Bondin.

6. Tatiana Romanova – From Russia With Love

bond555

Oficerja bionde sovjetike nuk ishte luajtur nga një ruse, por nga ish-garuesja për Miss Universe, italiania Daniela Bianchi, performanca e së cilës ishte e mrekullueshme.

5. Fiona Volpe – Thunderball

bond666

Vrasësja e Spectret është një nga femrat më të frikshme në histori të Bondit dhe paraqet një kundërshtar të frikshëm për 007-in. Ky rol i ishte besuar aktores italiane, Luciana Paluzzi.

4. Pussy Galore – Goldfinger

bond777

Honor Blackman në rolin e Pussyt është një nga personazhet më të famshme të Bondit dhe ka shumë të ngjarë që kjo të jetë për shkak të emrit të saj qesharak.

3. Domino Derval – Thunderball

bond888

Domino Derval fillimisht ishte Domino Vitali por producentët e filmit ishin shumë të interesuar për ta angazhuar në film  aktoren franceze Claudine Auger, andaj edhe ia ndryshuan emrin.

2. Mary Goodnight – The Man With The Golden Gun

bond999

Britt Ekland ishte një nga aktoret më të famshme që ka luajtur ndonjëherë rolin e  femrës së Bond-it.  Megjithëse roli i saj ishte të luante femrën e hallakatur dhe të trashë nga mendja, simpatikja Goodnight ishte pranuar shumë mirë nga publiku.

1. Andrea Anders and Octopussy – The Man Wth The Golden Gun And Octopussy

bond1010

Duket se falë talentit të saj, Maud Adams është e vetmja aktore që ka luajtur dy herë rolin e femrës së Bondit.  E rrezikshme, joshëse, misterioze dhe e bukur – Adams duket se i ka të gjitha që duhet të ketë një femër e Bondit. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *