Të famshmet e dhunshme ndaj burrave të tyre

Kur është fjala për dhunën në familje, jo gjithmonë gratë janë viktima. Rëndom jemi mësuar të dëgjojmë për burrat që i maltretojnë fizikisht gratë, mirëpo ka raste kur gratë fizikisht i mbrojnë të drejtat e tyre.

Këto janë të famshmet që kanë ndërmarrë një aktivitet të tillë.

5. Carmen Electra

kacafytja 5 carmen-electra

Carmen ia kishte  gërvishtur krahun dhe grisur këmishën ish-burrit të  saj, Dennis Rodman, gjatë një kacafytjeje që patën në vitin 1999.

4. Emma Roberts

kacafytja 4 Emma Roberts

Gjatë një përleshjeje të dhunshme fizike në vitin 2013, Emma ia kishte përgjakur hundët Evan Petersit dhe e kishte “qerasur” atë me një seri kafshimesh që patën lënë gjurmë për një kohë.

3. Elin Nordegren

kacafytja 3  Elin Nordegren

Thuhet se Tiger Woods ia kishte mbathur me të katrat për të shpëtuar nga kthetrat e Elinit, e cila e kishte sulmuar fizikisht dhe gërvishtur fytyrës kur e kishte zbuluar se ai kishte shkuar me një femër tjetër.

2. Brenda Harvey

kacafytja-2-Brenda-Harvey

Në vitin 1988, Brenda i kishte dhënë një dajak të mirë ish-burrit të saj Lionel Richie, pasi e kishte zënë në vepër me një grua tjetër në një dhomë hoteli në Beverly Hills.

1. Kelly Brook

kacafytja 1 Kelly Brook

Kelly duket se nuk përton fare t’i qeras me shuplaka të dashurit e saj. Thuhet se dy ish të dashurit e saj, Danny Cipriani dhe eksperti i arteve luftarake, Jason Statham, si burra i kishin përballuar shuplakat e saj. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply