13 pallatet më të bukura në botë

Kështjellat janë ndër objektet më të rëndësishme historike në botë, por sigurisht edhe ndër më të bukurat dhe më mbresëlënëset në botë. Kanë qenë inspirim për shumë përralla, tregime dhe legjenda, mirëpo, nëse i shikojmë pak më me vëmendje, nuk është për t’u habitur që gjatë shekujve kanë zgjuar kërshërinë dhe kanë qenë burim inspirimesh.

Neuschwanstein, Gjermani

Neuschwanstein1

Në majë të shkëmbit mbi grykë mali, 5 km në lindje të Fussenit, gjendet kështjella më e njohur në botë Neuschwanstein. Edhe pse Mbreti Ludwig II, i cili edhe e ka ndërtuar këtë kështjellë, ka urdhëruar që të rrënohej pas vdekjes së tij, dëshira nuk i është plotësuar.

Château de Chaumont, Francë

Château de Chaumont2

Më pak se 200 km në jug të Parisit, midis qyteteve Tours dhe Blois, dhe vetëm 40 metra larg bregdetit Loare, në një oazë natyrore gjendet kështjella e mrekullueshme – Château de Chaumont.

Alnwick Castle, Angli

Alnwick Castle3

Alnwick Castle është kështjellë e mesjetës dhe vatër e familjes së fuqishme Percy, vojvodës nga Northumberlandi, e cila gjendet në qytetin me të njëjtin emër (Northumberland), konte ceremoniale dhe administrative e Anglisë Veriore.

Alcázar de Segovia, Spanjë

Alcázar de Segovia4

Kjo kështjellë mesjetare gjendet në qytetin e vjetër spanjoll Segovia, është ndërtuar dy shekuj para epokës së re.

Convento de Cristo, Portugali

Convento de Cristo5

Convento de Cristo tani shërben si manastir romano-katolik në qytetin Tomaro, mirëpo në shekullin XII kur është ndërtuar, kështjella ka pasur rëndësi të madhe si fortifikatë e kalorësve legjendarë.

Bojnický zámok, Sllovaki

Bojnický zámok6

Kështjella përrallore Bojnický zámok është mesjetare dhe gjendet në qytetin Bojnice në Sllovaki. Tani është muzeu i pavarur më i vizituar në këtë shtet në të cilin çdo vit e vizitojnë rreth 200.000 turistë.

Kështjella Hluboká, Çeki

castle hluboka nad vltavou

Është ndër kështjellat më të njohura në Çeki. Është ndërtuar në stilin neogotik në qytetin Hluboká, ndërkaq pamja e sotme është inspiruar nga Kështjella Windsor të Anglisë. Paraardhësja më e vjetër e saj është ndërtuar në shekullin XIII.

Castelul Peleș, Rumani

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Në fund të shtegut të mrekullueshëm malor, në majë të kodrës në Karpate, afër qytetit Sinae në Rumani, gjendet kështjella e stilit neo-renesancë Castelul Peleș. Ndërtimin e kësaj kështjelle e ka urdhëruar mbreti i Rumanisë Kali I, ndërkaq zyrtarisht është hapur më 1883.

Kështjella Balmoral, Skoci

Balmoral9

Balmoral Castle është rezidencë e familjes mbretërore skoceze që kur e ka blerë princi Albert për mbretëreshën Viktoria në vitin 1852. Për shkak të madhësisë dhe bukurisë së saj, Viktoria e ka quajtur “parajsë e mrekullueshme”.

Kasteel de Haar, Holandë

Kasteel de Haar9

Bën pjesë ndër kështjellat më të vizituara në Holandë, gjendet shumë afër Utrechtit, një orë udhëtim me veturë nga Amsterdami. Pa kurrfarë dyshimi, Kasteel de Haar është njëra ndër kështjellat më luksoze të Evropës.

Château de Chambord, Francë

Château de Chambord10

Dikur vetëm një kabinë gjuetarësh në mal, kjo kështjellë është transformuar në Kështjellën më të madhe, gjashtë herë më e madhe se të tjerat, me 440 dhoma, 84 shkallë, 365 kaminë, me park dhe mall prej 4.563 ha, rrethohet me 33 km mure të mëdha.

Rosenborg Slot

Rosenborg Slot11

Kjo kështjellë e renesancës gjendet në Kopenhagë, Danimarkë, në fillim (në vitin 1606) është ndërtuar si vilë, ndërkaq konsiderohet ndër shembujt më të mirë të projekteve arkitektonike të Christianit IV.

Castell Conwy, Wales

ConwyCastlesHistoric  Sites

Kjo kështjellë është ndër më të rrallat e cila akoma ofron mbresat autentike mesjetare të arkitekturës ushtarake. Conwy, sipas të gjitha standardeve, është njëra ndër fortesat më madhështore mesjetare të Evropës. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply