15 aktorët më të gjatë të Hollywood-it

Disa aktorë ia kanë dalë, kush më shumë e kush më pak, që të bëhen pjesë e kinematografisë hollivudiane, në radhë të parë falë gjatësisë së shtatit të tyre. Ju sjellim në vazhdim një përzgjedhje të disa prej aktorëve më të gjatë në Hollywood.

MatthewMcGrory, 229 cm

gjate Matthew McGrory 1

Aktori më i gjatë në botë i të gjitha kohëve, Matthew McGrory ka vdekur në moshës 32 vjeçe. Ky aktor, i lindur më 17 maj 1973 në West Chester, Pennsylvania, ishte regjistruar edhe në Librin e Rekordeve Botërore të Ginisit si njeriu me shputën më të madhe në botë (madhësia e këmbës së tij ishte 29½, për karahasim numri 12½= 50, sipas standardit evropian).

Peter Mayhew, 218 cm

gjate-Peter-Mayhew-2

Pas paraqitjes së tij në rolin e Minotaurit, në një tjetër film, Mayhew ishte ftuar në audicion nga 20th Century Fox për të luajtur një karakter në Star Wars. Për ta fituar rolin, e gjitha që  ai duhej të bënte ishte të ngritej në këmbë dhe t’i përshëndeste George Lucasin dhe Gary Kurtzin.

Richard Kiel, 218 cm

gjate Richard Kiel 3

I njohur më së shumti për rolin e tij si djali i keq Jaws, Kiel ishte po ashtu zgjedhja e parë për të luajtur rolin e Hulkut  në serinë televizive Hulku i Stërmadh. Mirëpo kur producentët kishin vendosur që heroi i kësaj serie të dukej më muskuloz sesa i madh, ata i kishin zëvendësuar skenat e xhiruara me Kielin me ato të xhiruara me Lou Ferrigno (195 cm).

Robert Maillet, 210 cm

gjate Robert Maillet 4

Maillet ka luajtur në 12 filma që nga debutimin e tij. Ndërsa së fundi paraqitet në filmat Brick Mansions dhe Hercules: The Thracian Wars.

Brad Garrett, 204 cm

gjate Brad Garrett 5

Gjatësia e shtatit të këtij komediani të stand-up komedive ka bërë që të tërheqë edhe më shumë vëmendjen e njerëzve. Përndryshe Brad është një nga komedianët më të ri në moshë (23 vjeçar) që është paraqitur në The Tonight Showme Johnny Carson.

James Cromwell, 201 cm

gjate James Cromwell 6

Cromwell është aktori më i gjatë që ndonjëherë është nominuar për Academy Award, si Aktori më i mirë në rolin mbështetësnë filmin Babe.

Fred Thompson, 198 cm

gjate-Fred-Thompson-6

Pas kohës së tij si Senator, Thompson iu bashkua serialit Law & Order për 116 episoda. Në vitin 2008 ai pati një fushatë të shkurtër presidenciale, e cila mund ta kishte bërë atë, për 5 cm, presidentin më të gjatë (Abraham Lincoln dhe Lyndon B. Johnson ishin të gjatë 195 cm).

Michael Clarke Duncan, 196 cm

gjate Michael Clarke Duncan 7

Shtati i madh i kishte ndihmuar Duncanit që të gjente punë gjatë kohës para depërtimit të tij të sukseshëm në botën e filmit. Duke qenë truproje i të famshmëve, ai ishte paraqitur në filmat si Friday dhe Back in Business, ndërsa dyert e famës ia kishte hapur roli në filmin The Green Mile. Duncan ka ndërruar jetë në vitin 2012.

Dwayne Johnson, 196 cm

gjate Dwayne Johnson 8

Johnson është një yll i madh dhe atë jo vetëm fizikisht. I njohur si Shkëmbi (The rock), Johnsoni është një nga mundësit e paktë që ia ka dalë të bëhet yll Hollywoodi. Për rolin e tij të parë kryesor në filmin The Scorpion King, ai është paguar 5.5 milion dollar, me çka ende mbanë Rekordin Botëror të Ginisit.

Tim Robbins, 196 cm

gjate Tim Robbins 9

Robbins është njeriu më i gjatë që ka  fituar çmimin Oskar për aktrim. Ai e fitoi këtë çmimi për Aktorin mëtë mirë në rolin mbështetësnë filmin Mystic River.

Armie Hammer, 196 cm

gjate Armie Hammer 10

Hammer citohet të ketë thënë se për shkak të gjatësisë së shtatit të tij, ai nuk ka mundur t’i fitonte shumë role.

Dolph Lundgren, 196 cm

gjate Dolph Lundgren 11

Suedezit të gjatë i është ofruar mundësia që të zhytet në ujërat e filmit në kohën kur ishte  truproje e Grace Jones. Karrierën prej artisti, Lundgren e ka filluar me rolin e shkurtër në filmin A View to Kill, ndërsa roli i Ivan Dragos e ka bërë atë yll.

Vince Vaughn, 196 cm

gjate Vince Vaughn 12

Gjatësia e shtatit nuk e ka penguar karrierën e tij prej aktori madje në disa raste, siç është ai në filmin Four Christmases, ku për partnere ka aktoren Reese Witherspoon (155 cm), e ka bërë atë edhe më mbresëlënëse.

Tyler Perry, 196 cm

gjate Tyler Perry 13

Regjisori dhe aktori, Perry nuk ka qenë gjithmonë i kënaqur me gjatësinë e shtatit të tij. Ai ka thënë se ka pasur raste kur në përpjekje për të fshehur gjatësinë e shtatit i është dashur të rrijë shtrembër.

Liam Neeson,193 cm

Liam Neeson 14

Jo shumë moti, Neeson ka zbuluar  e ai nuk dëshiron që bijtë e tij të kalojnë nëpër atë që ai ka kaluar si aktor. Neeson ka theksuar se nuk është aspak e lehtë që të refuzoheni në një audicion për shkak se jeni shumë i gjatë apo se e keni hundën jo mjaft të drejtë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply