Ulëse të jashtëzakonshme për fëmijë

Edhe ëndërrat e fëmijëve po bëhen realitet. Blijuni fëmijëve tuaj një thes të mbushur me farëra të drithërave (bimëve) dhe në shtëpinë tuaj do të siguroni zbavitje pa fund, rehati por edhe elemente dekoruese.

Ndoshta ju duket e çuditshme, mirëpo një ulëse e tillë do të kishte efekt të paimagjinueshëm.

ulese f9

Nuk ka ndonjë rregull për këtë ulëse – thjesht duhet të jetë e mbushur dhe të ketë një dizajn joshës për fëmijën tuaj.

Një nga idetë më të mira është që t’i shkruani inicialet e fëmijëve ose ta shënoni tërë emrin në thes, pasi që kjo do të jetë më tërheqëse dhe më e veçantë për fëmijët tuaj.

Mund të shfrytëzohen edhe si pjesë dekoruese të qëndrimit ditor ose të dhomës së fëmijëve, ku dizajni dhe ngjyrat mund të kombinohen me hapësirat përkatëse. /NGJYRA.COM/

ulese f3 ulese f1 ulese f8 ulese f7 ulese f4 ulese f5 ulese f6

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply