Lugina e Luleve – Parku Kombëtar në Indi

Lugina e Luleve është Park Kombëtar në Indi, që gjendet në kufirin natyror me Nepalin dhe Tibetin. Ky park ofron pamje spektakolare gjatë periudhës së shirave kur në tërë luginën lulëzojnë rreth 300 lloje të ndryshme të luleve alpine.

Me një sipërfaqe prej 87.5 kilometra katrorë, Lugina e Luleve në vitin 1982 është shpallur Park Kombëtar. Ajo gjithashtu është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Lugina e Luleve 9

Kjo luginë mund të vizitohet nga fillimi i qershorit deri në fund të shtatorit, sepse pjesën tjetër të vitit është  e mbuluar plotësisht me borë.

Koha më e mirë për ta vizituar është nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit, kur lulet janë në lulëzim të plotë, pas shirave të para monsunike.

Nature and its wondrous creations

Ata që planifikojnë ta vizitojnë  këtë peisazh idilik duhet të përgatiten pak më mirë fizikisht meqë kanë për të bërë një rrugë e gjatë në këmbë. /NGJYRA.COM/

Lugina e Luleve 11 Lugina e Luleve 8 Lugina e Luleve 7 Lugina e Luleve 14 Lugina e Luleve 15 Lugina e Luleve 4 Lugina e Luleve 5 Lugina e Luleve  1 Lugina e Luleve  2 Lugina e Luleve 6

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply