Birra nuk ua rrit stomakun

Dr. Kathryn O’Sullivan, nutricioniste e famshme britanike, ka konstatuar se nuk ekzistojnë dëshmi shkencore për të vërtetuar se birra është shkaktar i stomakut të fryrë te njerëzit e moshës së mesme.

Arsyet e stomakut të madh/fryrë, sipas saj, duhet kërkuar në djegien e pamjaftueshme të kalorive, pa marrë parasysh nëse ato janë rezultat i konsumimit të birrës, vërës apo dhe ushqimit.

birra stomaku2

“Birra, madje, ka shumë më pak kalori se pijet tjera alkoolike, dhe sidomos nëse krahasohet me banane, patatet e fërguara (çipsat) ose kapuçinon. Konsumimi i matur i birrës nuk sjellë shtim të peshës ose rritje të stomakut”, thekson O’Sullivan.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për konsumimin e madh të birrës, trashja paraqitet si gjë e logjikshme – mirëpo kjo vlen edhe kur janë në pyetje dhe pijet tjera alkoolike ose ushqimi.

“Duhet pasur parasysh të mirat e shumta që i sjellë konsumimi i birrës, sidomos në aspektin shëndetësor. Me konsumimin e birrës, ne fusim në organizmin tonë shumë vitamina dhe minerale të domosdoshme – ndërsa këto janë vetëm disa nga dobitë që i sjellë ajo shëndetit tonë”, ka thënë O’Sullivan.  /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply